LAJMI I FUNDIT:

Ylli Hoxha: Të marrim mësim nga Ukraina, kemi vullnet e këngë, por jo ushtri që na mbron nga ndonjë agresion

Ylli Hoxha: Të marrim mësim nga Ukraina, kemi vullnet e këngë, por jo ushtri që na mbron nga ndonjë agresion

Rusia filloi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka. Ndërsa banorët ukrainasë u dyndën nëpër trena për t’u larguar.

Analisti Ylli Hoxha thotë se Kosova seriozisht duhet ta marrë shtimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Hoxha në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se invazioni rus në Ukrainë duhet të jetë mësim historik edhe për Kosovën për t’u armatosur.


“Para se ta ndihmojmë SHBA-në në luftë kundër Rusisë duhet ta marrim seriozisht leksionin e Ukrainës dhe të shtojmë kapacitetet ushtarake, që mundësojnë një dozë të mbrojtjes ndaj Serbisë, sepse aktualisht raportin e forcave e kemi shumë të keq”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Të rinjtë tanë nuk kanë aspak njohuri ushtarake. Brenda një lufte ne mund të jemi dashamirës e patriotë, por nëse nuk kemi njohuri, kapacitete të organizuara dhe formacione që dinë të përdorin armët dhe dinë të luftojnë e kemi luftën të humbur”.

Hoxha thotë se është problematik të Kosova që s’ka pasur aspirata për t’u fuqizuar në mbrojtje.

“Ne kemi pasur një komoditet se jemi në mbrojtje të NATO-s. Duhet të kemi trajtim shumë më serioz të kësaj pune. Sot kemi vullnet, këngë, folklor, por nuk kemi ushtri që mund të na mbrojë nga ndonjë agresion i mundshëm nga Serbia”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori