Nga: Agron Islami[1]
Shkurtesa
Burimin më të rëndësishëm për studimin e demografisë së Perandorisë Osmane dhe të popujve që ishin nën sundimin e saj e përbëjnë fondet dokumentare osmane, ndër të cilat vendin e parë e zënë regjistrat më të vjetër nga shekulli XV-XVI të quajtura “Tahrrir Defterleri”, më pas regjistrat e tatimeve-vergive të jashtëzakonshme “Avarëz defterleri” dhe defterët e regjistrimeve të përgjithshme osmane të popullsisë të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX.
Në këtë punim kemi trajtuar historiatin e shkurtër të regjistrimeve osmane ndër shekuj, historikun administrativ të Gjilanit deri në shekullin XIX dhe të dhënat për popullsinë e Gjilanit dhe fshatrave gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XIX, ku kemi shqipëruar edhe defterin e emërimeve të bekçinjëve (rojtarëve) në fshatrat e Gjilanit, i cili jep informacion të detajuar për popullsinë e fshatërave të Gjilanit gjatë vitit 1901/
Fjalët kyçe: Popullsia, Gjilani, Tahrir, Nufus, Bekçi.
Regjistrimet osmane dhe qëllimi i tyre
Duke qenë se të ardhurat kryesore të Perandorisë Osman buronin nga toka edhe vjelja e tatimit mund të bëhej vetëm përmes një sistemi të sofistifkuar të regjistrimit të pronave dhe shfrytëzuesve të saj. Njëherësh edhe zgjerimi territorial osman karakterizohej me regjistrimin e tokave dhe popullsisë shfrytëzuese të pronave, që bëhej me qëllim të vjeljes së taksës (vergi) dhe për mbledhjen e ushtarëve sipas sistemit të timarit, prandaj ajo mbështetej në regjistrimin e shtëpive (hane), meshkujve të rritur, sidomos kryefamiljarëve si taksapagues, si dhe beqarëve dhe të tjerëve,[2] por që duhet theksuar se objekti kryesor i tahririt ishte vlerësimi i tokave të kultivuara për vendosjen e taksës.
Regjistrimi apo Tahrir Defterleri[3] më i vjetër osman i gjetur deri më tani i takon zonave shqiptare të Krujës, Thesprotit dhe Gjirkoastrës të cilat janë regjistruar në kuadër të njësisë administrative të Sanxhakut Arvanid. [4] Di rezultat i kësaj mund të thuhet se historia osmane në hapësirat shqiptare është ndër periudhat më të dokumentuara të historisë sonë kombëtare,[5] e cila hedhë dritë edhe për periudhën para-osmane. Me shthurjen e sistemit të timarit, regjistrimet e tahririt, u zëvendësuan me regjistrimin avarëz, e cila ishte një taksë e jashtëzakonshme që në fillim vilej vetëm në kohë luftërash por, më vonë, vjelja e saj, pothuajse u bë praktikë e zakonshme.
Shpërbërja e Oxhakut (Korpusit) të Jeniçerëve më 1826 krijoi nevojën për një regjistrim të ri të meshkujve të cilët do të bëheshin pjesë e sistemit të ri ushtarak. Regjistrimi filloi gjatë vitit 1829, por që hyrja në luftë me Rusinë (1828-1829) pengoi kryerjen e përgjithshme të tij.[6] Ky regjistrim i mbetur në gjysmë u realizua gjatë vitit vijues, përkatësisht më 1830. Sulltan Mahmudi II (1808-1839) dhe Sulltan Abdylhamidi II (1876-1909) ishin dy sulltanët që punuan shumë për reformimin e institucioneve të perandorisë dhe në kuadër të synimeve reformuese urdhëruan dhe përcjellën me kujdes të dhënat e grumbulluara të popullsisë.[7] Këto forma të reja të regjistrimeve, që në vete përmbajnë informacion të detajuar për banorët (emrin, moshën, veçoritë fizike (ngjyra e syve dhe e flokëve), profesionin, llagapin etj.),[8] u përsëritën edhe gjatë viteve në vijim, respektivisht më 1838-1845, 1882-1893 dhe 1905-1907.[9]
Të dhëna historike dhe statistikore për Gjilanin deri në shekullin XX
Viset e Anamoravës deri në vitin 1389, respektivisht deri në Betejën e Parë të Kosovës kishin qenë nën sundimin e gjatë romak, bizantin, bullgar dhe nga koha e mbretit serb Millutin (1282-1321) u sunduan nga princër dhe princesha serbe.[10] Pas Betejës së Kosovës, princesha Millica pranoi vasalitetin e shtetit osman të Sulltan Bejazitit të Dytë[11] dhe kështu zona e Anamoravës dhe rrafshi i Kosovës deri tek Beteja e Ankarasë (1402) u sundua nga princër serbë dhe sanxhakbejë osmanë.
Gjatë kohës së periudhës së interregnumit (1402-1413), e cila u karakterizua me luftërat e shehzadeve (princërve) osmanë për pushtet e deri në vitin 1455, Novobërda dhe Anamorava u shndërruan në arenë betejash në mes princërve serbë dhe forcave osmane.[12] Por, me ardhjen në pushtet të Sulltan Mehmetit II, Fatihut (1451-1481), ndryshoi qasja e politikës osmane ndaj udhëheqësve lokalë – vasalëve. Sulltan Fatihu mori nën kontroll gjithë gadishullin Ballkanik.[13] Në pranverë të vitit 1455 përmes Shkupit kaloi në viset e Kosovës dhe për disa ditë nënshtroi Novobërdën, Trepçën, si dhe aneksoi gjithë rrafshin e Kosovës i cili deri në atë kohë njihej si Vilajeti Vëlk.[14] Menjëherë pas aneksimit u themelua edhe qendra e re administrative, respektivisht Sanxhaku i Vushtrrisë, në kaudër të të cilit bënte pjesë edhe Gjilani si fshat i Nahijës së Moravës.[15]
Regjistrimi më i vjetër osman i Kosovës, i njohur si regjistrimi i Vilajetit Vëlk i vitit 1455,[16] ka regjistruar edhe fshatin Gjilan me 41 shtëpi dhe 4 beqarë. Në regjistrimin pasues[17] të vitit 1525-1526, Gjilani kishte 36 shtëpi, 18 bashtina, 4 beqarë dhe 3 të veja, së bashku me pronarët e bashtinave kishte 57 shtëpi. Ndërsa, në regjistrimin e vitit 1569-70, Gjilani kishte 72 shtëpi, prej tyre 50 të krishterë dhe 22 myslimanë.
Gjatë kohës kur Perandoria Osmane gjendej në krizë socio-ekonomike dhe politike, përkatësisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe gjysmës së parë të shekullit XIX, familjet fisnike shqiptare u përforcuan politikisht dhe qeverisnin në mënyrë gati të pavarur nga Sulltani. Pjesë e këtyre fisnikëve lokal ishte edhe familja fisnike Gjinolli me prejardhje nga Novobërda,[18] që sipas studiuesve mendohet se ka prejardhjen nga vendbanimi Gjinofc i Stubllës ose nga Gjinofc Kulla nga Novobërda, e cila në fund të shek. XVII, pas kalimit të saj në fenë islame,[19] degëzohet dhe një degë e saj mbetet në Novobërdë, ndërsa dega tjetër në vendbanimin e Gjilanit me paraardhësin e tyre Bahtijar Beun që supozohet se ishte edhe themeluesi i qytezës (kasabasë) së Gjilanit.[20] Njëherësh gjatë kësaj kohe Gjilani kishte shërbyer edhe si vend strehim për mytesarrifët problematikë të Perandorisë Osmane. Sipas një shkrese të vitit 1750 drejtuar autoritetit osman në Shkup kuptohet se mytesarrifi i Kavallës, Ali Pasha,[21] në mënyrë jo të ligjshme ishte i strehuar në fshatin Gjilan dhe mblidhte tatimet e banorëve lokalë. Në këtë dokument përmenden edhe të ardhurat vjetore të mukataëve[22] të Novobërdës që kapnin shifrën 74 400 akçe.[23] Dhe duke qenë se Novobërda si qendër xehetare e kishte humbur peshën e saj ekonomike qysh në shekullin XVII, mund të pohohet se të ardhurat kryesore të Kazasë së Novobërdës siguroheshin nga fshati Gjilan, i cili edhe në shekullin e më pasëm del të jetë kazaja më e madhe e sanxhakut të Prishtinës.
Me themelimin e Vilajetit të Kosovës më 1878, kazaja e Gjilanit ishte në kuadër të Sanxhakut të Prishtinës[24] dhe sipas të dhënave zyrtare osmane të vitit 1896, Kazaja e Gjilanit kishte organet administrative: Mexhlisin, Gjykatën, Këshillin e Financave, Postën, Telegrafin etj.,[25] dhe shtrihej në territoret e komunave të tanishme të Gjilanit, të Kamenicës, të Vitisë dhe disa territore të Komunës së Ferizajt, të Kaçanikut, të Prishtinës dhe të Bujanocit.[26]
Popullsia e Qendrës së Kazasë së Gjilanit sipas regjistrimit të vitit 1832 dhe 1845
Ashtu siç u tha më sipër, deri në vitin 1882 janë regjistruar vetëm nënshtetasit e gjinisë mashkullore dhe kjo është praktikuar edhe në regjistrimin e vitit 1832, i cili përfshin vetëm komunitetin mysliman. Sipas këtij regjistrimi, Gjilani kishte 6 Mëhalla me 88 shtëpi dhe 263 banorë mysliman. [27]
Nr. | Mëhalla | Nr. i shtëpive | Nr. i banorëve |
1 | Zekerija Aga | 15 | 48 |
2 | Nuredin Aga | 18 | 36 |
3 | Xhami(së) | 15 | 48 |
4 | Molla Halid | 11 | 30 |
5 | Berber Musli | 6 | 17 |
6 | Xhedid (e re) | 23 | 84 |
Ndërsa, sipas të dhënave të defterit të të ardhurave Temettuat[28] nga viti 1844,[29] Gjilani përbehej nga 5 mëhalla: Mëhalla e Çarshisë me 39 shtëpi, Mëhalla Atik (e vjetër) me 47 shtëpi, Mëhalla Xhedid (e re) me 36 shtëpi, Mëhalla e Varoshit me 115 shtëpi dhe Mëhalla e Koptëve me 36 shtëpi.
Popullsia e fshatrave të Gjilanit sipas defterit të Bekçinjëve nga viti 1901
Reformat në administratën osmane prekën edhe shtrirjen territoriale të Gjilanit, ku të dhënat për numrin e fshatrave të Gjilanit janë të ndryshme.
Në defterët e lartëcituar të Temettuatit i hasim vetëm 15 fshatra atë kazasë së Gjilanit, por Salnamet (Vjetarët) e Kosovës[30] japin 190 fshatra, ndërsa defteri i Bekçinjëve[31] i vitit 1901, regjistron 191 fshatra, që konsiderojmë se e dhëna e defterit të bekçinjëve është më e saktë, pasi që në fund të defterit thuhet se përpilimi i tij është bërë mbi bazën e informacioneve të marrura nga delegacioni i kryepleqësisë së fshatrave. Pra, me rritjen e Gjilanit, në veçanti është zgjeruar edhe statusi territorial e administrativ i tij. Kështu, kazaja e Gjilanit me 191 fshatra përbënë kazanë më të madhe në sanxhakun e Prishtinës dhe në vilajetin e Kosovës.
Defteri është hartuar me qëllim të emërimit të stafit të sigurisë së fshatrave të njohur si Bekçinjë. Regjistrimi është bërë sipas praktikës osmane, ku ndarja e popullsisë është bërë mbi baza fetare: myslimanë dhe jo myslimanë. Ky regjistrim, përveç informacionit statistikor të popullsisë së fshatrave dhe shtrirjes territoriale të Kazasë së Gjilanit gjatë vitit 1901, dëshmon edhe bashkëjetesën e myslimanëve dhe jo myslimanëve në fshatrat e njëjtë. Prej 191 fshatrave sa kishte Kazaja e Gjilanit, 100 prej tyre ishin të banuara vetëm me banorë të besimit fetarë islam (müslüman), 16 të besimit fetarë jo islam (gayr-i müslüman) dhe 175 fshatra ishin të përziera. P.sh. fshatrat Budrikë e Poshtme, Partesh, Zebincë, Pasjan, Tirincë etj. që sipas regjistrimit të fundit të Republikës së Kosovës, del se banohen vetëm me pjesëtarë të komunitetit serb ortodoks,[32] në vitin 1901 banoheshin edhe me shqiptarë të besimit islam.
Sipas regjistrimit në fjalë, shqiptarët dhe komunitetet e vogla turke e rome të përkatësisë së besimit islam – myslimanët përbënin shumicën e popullsisë me 35 131 banorë dhe jo myslimanët (shqiptarët e krishterë dhe serbët ortodoks), me 19 999 banorë. Gjithsej 55 130 banorë e që nëse e përkthejmë në përqindje del se popullsia e besimit islam përbënte 63.72%, ndërsa ajo e komunitetit jo mysliman 36.28%. dhe fshati më i madh për nga numri i banorëve ishte Pozharani me 735 banorë (555 myslimanë dhe 180 jo myslimanë), ndërsa më i vogëli ishte Vërbica e Poshtme me 48 banorë.
Statistikat e defterit të Bekçinjëve të vitit 1901 paraqesin të dhëna me vlerë shkencore për historinë, gjuhën, demografinë, kulturën dhe përkatësinë fetare të rrethit të Gjilanit. Njëherësh, këto të dhëna zyrtare osmane janë një burim i dorës së parë për studiuesit e demografisë së Kosovës. Më poshtë po japim defterin e shqipëruar.
Defteri i Shqipëruar:[33]
Nr. | Emri i Fshatit | Emrat e Bekcinjëve dhe Prejardhja | Musliman | Jo Mysliman |
1 | Dobërqan | Ajeti i biri i Hazirit nga Muçybaba | 671 | 0 |
2 | Stublinë | Shehabetin i biri i Ajdinit nga Stublina | 179 | 0 |
3 | Capar | Musa i biri i Zubejrit nga Capari | 133 | 0 |
4 | Bukovik | Murtez i biri i Rrustemit nga Bukoviku | 162 | 0 |
5 | Konçul[34] | Jahja Nuredini nga Konçuli | 161 | 0 |
6 | Topanica me Bllatën[35] | Sadik Jusufi nga Ropotova e Poshtme | 530 | 0 |
7 | Koretin[36] | Xhymshyt Fejzullahu nga Koretini | 684 | 0 |
8 | Verbicë e Poshtme | Adem Haliti nga Verbica e Poshtme | 48 | 0 |
9 | Përlepnicë | Bekir i biri i Seidit nga Përlepnica | 534 | 0 |
10 | Busavat[37] | Xhemail Selim nga Busavata | 376 | 0 |
11 | Hogosht[38] | Azem bin Muhamed nga Hogoshti | 762 | 0 |
12 | Dashdinç[39] | Sherif Fetahu nga Rashdinça | 208 | 0 |
13 | Shipashnic e Epërme[40] | Kamber Tafili nga Shipashnica e Epërme | 339 | 0 |
14 | Kopërnicë[41] | Halid Latifi nga Kopërnica | 402 | 0 |
15 | Rajnovc[42] | Zejnel Ajvazi nga Rajnovci | 162 | 0 |
16 | Muçivërc[43] | Mehmed Halidi nga Muqivërca | 330 | 0 |
17 | Rogoçicë[44] | Ali Bektashi nga Rogoçica | 482 | 0 |
18 | Novasella e Breznicës[45] | Shehabetin Musliu nga Novasella e Breznices | 77 | 0 |
19 | Karaçeva e Poshtme[46] | Shemsi Rexhepi nga Karaçeva e Poshtme | 241 | 0 |
20 | Karaçeva e Epërme[47] | Sadri Salihu nga Karaçeva e Epërme | 383 | 0 |
21 | Kranidell[48] | Osman Rexhepi nga Kranidelli | 305 | 0 |
22 | Sedllar[49] | Jusuf Xhaferi nga Sedllari | 145 | 0 |
23 | Pribovc[50] | Ramazan Haziri nga Pribovci | 252 | 0 |
24 | Kijevë[51] | Mehmedi i biri i Bekirit nga Zarbinca | 54 | 0 |
25 | Zarbincë[52] | Mehmedi i biri i Bekirit nga Zarbinca | 564 | 0 |
26 | Desivojc[53] | – Ali I biri i Ajvazit nga Desivojca | 428 | 0 |
27 | Tërsten[54] | Bajram Fetahu Tërstena | 215 | 0 |
28 | Lejaçiq[55] | Bekir Ibrahimi nga Lajaçiçi | 395 | 0 |
29 | Velogllave[56] | Idrizi i biri i Kerimit nga Velogllava | 378 | 0 |
30 | Poliçkë[57] | Fethi Zubizi? Nga Poliçka | 296 | 0 |
31 | Binovc | Azem Muhamedi nga Hogoshti | 122 | 0 |
32 | Veriqefc[58] | Tahir Muhtari (Plaku) nga Veriqevci | 87 | 0 |
33 | Gurishefc[59] | Bajram Binaliu nga Gurishevci | 269 | 0 |
34 | Belobançe? | Ahmet Numani nga Belobança? | 100 | 0 |
35 | Çerka? | Seid bin Haqo nga Lisocka | 75 | 0 |
36 | Lisockë[60] | Seid bin Haqo nga Lisocka | 207 | 0 |
37 | Gumniç[61] | Mustafa Aliu nga Gumnica | 274 | |
38 | Sfircë[62] | Rushit Bajrami nga Sfirca | 421 | 0 |
39 | Tërrnovc[63] | Ajeti i biri i Aliut nga Tërrnovc | 486 | 0 |
40 | Hajkobillë[64] | Zymber Salihu nga Hajkobilla | 210 | 0 |
41 | Novobërdë | Halil Mahmudi nga Novobërda | 107 | 0 |
42 | Zajkovc (Zajqevc)[65] | Zeqiri i biri i Latifit nga Zajkofci | 221 | 0 |
43 | Krilevë[66] | Zejnel i biri i Selimit nga Krileva | 332 | 0 |
44 | Gllogovicë[67] | Ahmet Sejdiu nga Gllogovica | 260 | 0 |
45 | Dabishevcë[68] | Sherif Seidi nga Dabishevci | 622 | 0 |
46 | Marevc[69] | Sadik Ramazani dhe Nezir Jashari nga Marevci | 980 | 0 |
47 | Makreshi i Poshtem[70] | Islam Salihu nga Makreshi i Poshtëm | 135 | 0 |
48 | Pogragjë | Rexhepi i biri i Ahmedit nga Pogragja | 478 | 0 |
49 | Sllubicë | Ahmed Ademi nga Sllubica | 127 | 0 |
50 | Makre? | Adem Halimi nga Makre? | 65 | 0 |
51 | Llovcë | Yunus Ramo nga Llovca | 121 | 0 |
52 | Inatofc[71] | Ismail Rrahmani nga Inatovci | 126 | 0 |
53 | Ranatofc[72] | Kadri Mustafa nga Ranatofci | 40 | 0 |
54 | Buhiq[73] | Rexhep Hajrullah nga Buhiqi | 108 | 0 |
55 | Stanovc[74] | Murat Hajdari nga Stanovci | 274 | 0 |
56 | Peqinë | Halim Ramo nga Peqina | 70 | 0 |
57 | Lubishtë[75] | Hasan Mehmedi nga Lubishta | 426 | |
58 | Bejagunce[76] | Bekir Fejzullahu nga Begunca | 249 | 0 |
59 | Tanushefcë[77] | Bektash Idrizi nga Tanushevci | 82 | 0 |
60 | Kabash[78] | Emin Fejzullahu nga Kabashi | 194 | 0 |
61 | Vërlogllave[79] | Mehmed Seidi nga Velegllava | 124 | 0 |
62 | Binçë[80] | Ibrahim Abasi nga Binqa | 392 | 0 |
63 | Çeravajkë[81] | Ahmed Arifi nga Çaravajka | 103 | 0 |
64 | Novosella e Seferve | Zejnel Muhtari nga Novosella e Seferve | 142 | 0 |
65 | Muqybabë | Ishaku i biri i Hysejnit nga Muqybaba | 237 | 0 |
66 | Reka[82] | Ahmed Timuri (Demiri) nga Reka | 490 | 0 |
67 | Stançiç | Idriz Salihu nga Satançiçi | 321 | 0 |
68 | Ismere [83] | Hajdari i biri i Hysejnit nga Ismira | 461 | 0 |
69 | Gushincë[84] | Ramazan Shabani nga Gushinca | 196 | 0 |
70 | Vërban[85] | Hasan Omeri nga Vërbani | 319 | 0 |
71 | Korbulik (q)[86] | Salih Hysejni nga Korbulik(q)i | 274 | 0 |
72 | Drobesh[87] | Ahmedi i biri i Halilit nga Dërbeshi | 297 | 0 |
73 | Gerekâr[88] | Husejn Jahjaja nga Gerekâri | 376 | 0 |
74 | Sadovinë e Çerkezëve[89] | Rexhep Sadiku nga Sadovina | 330 | 0 |
75 | Tërstenik[90] | Omeri i biri i Hysejnit nga Tërsteniku | 246 | 0 |
76 | Kamnugllave[91] | Ali Jahjaja nga Kamnugllava | 932 | 0 |
77 | Mirosalë[92] | Bajram Hasani nga Mirosala | 325 | 0 |
78 | Zllatar[93] | Baliu i biri i Hasanit nga Rahovica | 204 | 0 |
79 | Kishnapole | Husejni i biri i Nezirit nga Sllakovci | 270 | 0 |
80 | Sllakovci i Jerlive | Hajredin Fejzullahu nga Sllakovci i Jerlive | 140 | 0 |
81 | Gadish | Husejni i biri i Nezirit nga Gadishi | 165 | 0 |
82 | Sllakovci i Muhaxherëve | Bajram Sylejmani nga Sallakovci i Muhaxherëve | 464 | 0 |
83 | Deblidel[94] | Halil Arifi nga Deblideli | 117 | 0 |
84 | Gërmovë[95] | Sulejman Hajdari nga Gërmova | 202 | 0 |
85 | Sadovina e Jerlive[96] | Ismaili i biri i Seidit nga Sad. e Jerlive | 132 | 0 |
86 | Llashticë | Hafizi i biri i Seidit nga Muçybaba | 572 | 0 |
87 | Velekincë | Sulejmani i biri i Kerimit nga Uglari | 165 | 0 |
88 | Malishevë | Shaban Zeqiri nga Malisheva | 654 | 0 |
89 | Uglar | Xhelali i biri i Bajramit nga Uglari | 244 | 0 |
90 | Burincë | Selimi i biri i Bekirit nga Burinca | 54 | 0 |
91 | Livoq i Poshtëm | Ukshini i biri I Halidit nga Livoqi i Poshtëm | 373 | 0 |
92 | Budrik e Epërme[97] | Maliki i biri i Musliut nga Gjilani | 195 | 0 |
93 | Vrapçiq | Sinan Islami nga Vrapçiqi | 42 | 0 |
94 | Ballancë[98] | Halim Ajdini nga Ballanca | 179 | 0 |
95 | Sllatinë e Epërme[99] | Fejzullah Kadriu nga Sllatina e Epërme | 295 | 0 |
96 | Ramjan[100] | Bektash Abdullahu nga Ramjani | 150 | 0 |
97 | Sllatin e Poshtme[101] | Arif Halidi nga Sllatina e Poshtme | 160 | 0 |
98 | Vërbic e Epërme | Junus Bajrami nga Vërb. e Epërme | 99 | 0 |
99 | Zhegovc[102] | Husein Sulejmani nga Zhegofci | 134 | 0 |
100 | Bresalcë | Maliku i biri i Sadikut nga Bresalci | 543 | 0 |
101 | Drenovcë[103] | Stojko Pede? nga Ropotova e Poshtme | 9 | 160 |
102 | Dumarofçë[104] | Stojan Petko nga Dumarofça | 86 | 434 |
103 | Hodofç? ose Hodafç[105] | Vaso i biri i Gjokos nga Hodofça | 15 | 124 |
104 | Ropotovë e Epërme[106] | Janim (Jakim) i biri i Peros nga Ropot. e Epërme | 6 | 324 |
105 | Ropotovë e Poshtme[107] | Stojko i biri i Simos nga Ropot. e Poshtme | 25 | 39 |
106 | Kmetofc | Dimo i biri i Arsos nga Kmetofci | 109 | 166 |
107 | Buzhefc[108] | Zafir Simoni nga Buzhefci | 26 | 295 |
108 | Rajnofq[109] | Kosto Stojko nga Rajnofçi | 11 | 195 |
109 | Miganofc[110] | Penkoq? Gjoka nga Miganofca | 19 | 152 |
110 | Gogolofc[111] | Vaso Petko nga Gugulofca | 12 | 68 |
111 | Robofç? (Robovc) | Gjoko i biri i Filipit nga Robofca | 34 | 111 |
112 | Bushincë[112] | Penko Sado nga Bushinca | 94 | 332 |
113 | Berivojcë[113] | Selim i biri i Salihut nga Berivojca | 472 | 55 |
114 | Tirincë[114] | Goril Millosh nga Tirinca | 8 | 167 |
115 | Hubofc? | Iston Petko nga Bratillofca | 26 | 154 |
116 | Gurzimë[115] | Tariko Maksim nga Gurzimë? | 7 | 147 |
117 | Kamenicë | Mito Mlladin nga Kamenicë | 84 | 226 |
118 | Moçar[116] | Vaso Arso nga Muqarri | 30 | 125 |
119 | Kollolesh[117] | Trojan Anto nga Kolloleshi | 24 | 394 |
120 | Qarrakofc[118] | Istanko Ilija nga Qarrakofci | 15 | 130 |
121 | Hodonovc[119] | Hazir i biri i Ismailit nga Hodonofci | 422 | 93 |
122 | Bratilofc[120] | Taso Stojani nga Ferikeli (Feriqeva) | 60 | 119 |
123 | Kostadînc[121] | Taso Stojan nga Kostavinca | 68 | 88 |
124 | Meshinë[122] | Osman Bekiri nga Meshina | 194 | 81 |
125 | Grakniqë[123] | Jovan Pero nga Gragjeniku | 44 | 124 |
126 | Karamenat[124] | Mehmed Bejaziti nga Karamenati | 133 | 39 |
127 | Hajnofc[125] | Stojan nga Hajnofca | 90 | 318 |
128 | Ferikel (Feriqeva)[126] | Minko Millosh nga Feriqeva | 72 | 81 |
129 | Strezofcë[127] | Pero Izdirafeko? Nga Strezofci | 90 | 106 |
130 | Leshtar[128] | Simon Isto nga Shitari | 40 | 74 |
131 | Vaganesh[129] | Jefto Bogdan nga Vaganeshi | 60 | 125 |
132 | Rahovicë[130] | Isto Sado nga Rahovica | 37 | 77 |
133 | Izvor[131] | Jovan Maksim nga Izvori | 25 | 239 |
134 | Prijakofc[132] | Jovan Stamirko? Nga Prijakovca? | 25 | 181 |
135 | Çarrefc[133] | Zllatan Filib nga Çarrefci | 12 | 170 |
136 | Kllabukar[134] | Gjorgji Stojko nga Kllabukari | 102 | 204 |
137 | Jasenovik[135] | Zvillan Isto nga Jaseneviku | 19 | 205 |
138 | Bostan[136] | Jefto Risto nga Tërnakofci | 25 | 275 |
139 | Makreshi i Epërm[137] | Arso Maksim nga Makr. i Epërm | 23 | 216 |
140 | Turiqevc[138] | Jefto Risto nga Turiqevci | 4 | 93 |
141 | Dragancë[139] | Kristo Millosh nga Draganca | 15 | 120 |
142 | Malishincë? | Jovan Anto nga Malishinçeja | 12 | 127 |
143 | Zebincë[140] | Gjokoja Istojan nga Zebinca | 46 | 157 |
144 | Parallova[141] | Marinko Simo nga Paralova | 34 | 540 |
145 | Bilinica | Anto Stojan nga Bilinica | 190 | 273 |
146 | Riminik[142] | Zubiz Adem nga Riminiku | 325 | 90 |
147 | Podgorc[143] | Arso Ivan nga Podgorc | 50 | 85 |
148 | Mogillë[144] | Stanoje Ijefto nga Mogilla | 161 | 581 |
149 | Nasal | Mehmed i biri i Jusufit nga Nasal | 169 | 51 |
150 | Zhegër | Ali bin Nezir- Vaso Berko nga Zhegra | 324 | 202 |
151 | Lladovë | Emin i biri Ahmedot nga Lladova | 39 | 25 |
152 | Pasjan[145] | Gjorgji Pafqe? Nga Pasjani | 94 | 750 |
153 | Lipovicë | Timur i biri Xhaferit nga Lipovica | 77 | 59 |
154 | Kufcë e Poshtme | Triko Menko? nga Kufca | 18 | 31 |
155 | Livoqi i Epërm | Mito Istanko nga Livoqi i Epërm | 101 | 115 |
156 | Budrika e Poshtme[146] | Zhivko Stanko nga Budrika e Poshtme | 24 | 242 |
157 | Partesh | Gjorgji Perpe? Nga Parteshi | 25 | 329 |
158 | Cërnicë | Bejazit Abdullah nga Zhitina dhe Vaso Simo nga Cërnica | 392 | 292 |
159 | Devajë[147] | Vaso Simo nga Devaja | 67 | 58 |
160 | Zhitinë[148] | Hasan Mehmed – Vaso Sima nga Zhitina | 143 | 144 |
161 | Tërpezë[149] | Abdullah Hajdar nga Tërpeza | 212 | 130 |
162 | Çiftlik[150] | Zejnel Junusi nga Çiftliku | 45 | 43 |
163 | Pozharan[151] | Ibrahim nga Sllakofci | 555 | 180 |
164 | Radivojcë[152] | Lazar Stanko nga Radivojci | 86 | 154 |
165 | Ponesh | Petre Mihajlo nga Poneshi | 167 | 217 |
166 | Shillovë | Petre Marko nga Shillova | 30 | 261 |
167 | Koretishtë[153] | Akso Maksim nga Koretishta | 112 | 417 |
168 | Strazhë[154] | Mlladin Sveti nga Strazha | 32 | 302 |
169 | Kufcë e Epërme | Anto Simo – Pero Jovan ng Kufca e Epërme | 26 | 654 |
170 | Stanishor[155] | Jovan Lazo nga Stanishori | 11 | 109 |
171 | Binçë[156] | Vaso Isto nga Binça | 118 | 480 |
172 | Stublla[157] | Pal Kola nga Stublla | 245 | 245 |
173 | Letnicë[158] | Pero Jako nga Letnica | 0 | 171 |
174 | Shashar[159] | Juze Kristo nga Shashari | 0 | 519 |
175 | Vërnakollë[160] | Juze Jako nga Vërnakolli | 0 | 269 |
176 | Vërrnez[161] | Juze Jako nga Vërrnezi | 0 | 243 |
177 | Ranilluk[162] | Vaso Mlladine dhe Gorgji nga Ranilluku | 0 | 672 |
178 | Kormjan i Epërm[163] | Gjorgji Arso? nga Kurmiani i Poshtëm | 0 | 379 |
179 | Kormjan i Poshtëm[164] | Gjorgji Arso nga Kurmiani i Poshtëm | 0 | 357 |
180 | Petrofc | Stojan Petko nga Petrofci | 0 | 230 |
181 | Tomanç[165] | Nikolla Delo? Nga Domaniçi | 0 | 126 |
182 | Panqellë[166] | Jakim Pero nga Ropotova e Epërme | 0 | 90 |
183 | Gllogofç[167] | Vaso Petko nga Gllogofç | 0 | 214 |
184 | Shipashnicë e Poshtme[168] | Nikolla Gjoka nga Shipashnica e Poshtme | 0 | 99 |
185 | Stralinçë[169] | Isto Niko nga Bratillovc | 0 | 127 |
186 | Bolefc ose Bulevc[170] | Sado Filo nga Bolefci | 0 | 292 |
187 | Kllokot[171] | Qotko Jon nga Kllokoti | 0 | 312 |
188 | Vërbofc[172] | Branko Sado nga Vërbofci | 0 | 478 |
189 | Gërnçar[173] | Alekso Stojko nga Gërnçarri | 0 | 217 |
190 | Vitina[174] | Stojko Jeno nga Vitina | 0 | 911 |
191 | Muzgova[175] | Dhimitri Risto nga Muzgova | 0 | 24 |
[1] Ky punim është botuar nën titullin, “Popullsia e Kazasë së Gjilanit Sipas Regjistrimeve Osmane të Shekullit XIX-XX”, Rumeli İslam Araştırmaları Dergisi, sayı. 5, ss. 69-89, Nis. 2020
[2] Halime Doğru, “Osmanlı Devletinde Toprak Yazımından Nüfus Sayımına Geçiş ve bir Nüfus Yoklama Defteri Örneği”, Anadollu Üniversitesi, Fen Edebiyat Fakültesi Dergisi, C.I (1982):233; Kemal karpat, Popullsia Osman 1830-1914, (Tiranë:2017), 8.
[3] Tahriri është emërtim i regjistrimeve të pasurive dhe emrat e shfrytëzuesve të tokës.
[4] Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, Përgatiti për Botim: Eduart Caka, (Tiranë:2017).
[5] Dritan Egro, Historia dhe Ideologjia, Një qasje kritike studimeve osmane në historiografinë moderne shqiptare, (Tiranë:2007),6.
[6] Mübahat S. Kütükoğlu, “1830 Nüfus Sayımına Göre Menteşe Sancağında Hane Nüfusu”, Osmanlı Araştırmaları XXIII (2003): 75- 76
[7] K. Karpat, ibid. 19.
[8] Mahir Aydın, “Sultan II. Mahmud Döneminde Yapılan Nüfus Tahrirleri”, Sultan II. Mahmud ve Reformları Semineri 28-30 Haziran 1989, İstanbul Üniversitesi Edebiyat Fakültesi (Istanbul: 1990), 84-86.
[9] Kemal Karpat, Popullsia, ibid.
[10] Aliriza Selmani, Gjilani Qender e Anamoraves,(Gjilan: 2015), 49.
[11] Ibid.
[12] Hammer, Büyük Osmanlı Tarihi, (İstanbul: 1992), 211.
[13] Halil Inalcık, Günsel Renda, Qytetërimi Osman 1, (Tiranë:2018), 86.
[14] Ruhi Tarihi, 451.
[15] Iljaz Rexha, Venbanimet dhe Popullsia Albane e Kosovës sipas Defterëve Osmanë të shekullit XV, (Prishtinë: 2016), 160.
[16] BOA, TD. No, 2m.
[17] BOA, TD. No. 133.
[18] I. Rexha, “Disa të dhëna arkivore për familjet mesjetare Gjinaj nga Novobërda dhe familjen fisnike të Jashar Pashë Gjinollit si Pasardhëse e tyre”, Gjurmime albanologjike (2016): 26-59.
[19] I. Rexha, “Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë së kazasë së Novobërdës”, Vjetari nr.XXVII (2002): 47.
[20] A. Selmani, Gjilani, Qendër e Moravës, 29.
[21] Nuk bëhet fjalë për mirënjohurin Mehmed Ali Pashë Kavallën, i cili ishte i lindur pas viti 1769.
[22] Term juridiko-administrativ i të ardhurave shtetërore përmes qesimit në zonat financiare të ndara sipas ligjit.
[23] BOA. AE.SMHD.I.148/11048.
[24] Fitim Rifati, “Të Dhëna Statistikore mbi Popullsinë e Vilajetit të Kosovës më 1902 sipas një dokumenti Austro-Hungarez të vitit 1916”, Vjetari 53 (2017):273.
[25] Kosova Vilayeti Salnamesi, 1318/1900.
[26] Jusuf Osmani, Venbanimet e Kosovës 6 – Gjilani, (Prishtinë:2004), 35-36.
[27] Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA). NFS.d. 0517, (1832).
[28] Regjistrimi i pasurive të nënshtetasëve osman. Më gjërësisht shih. Agron islami, “Kasabaja e Novobërdes sipas defterit të temettuatit me nr. 11437”, Kosova 37/38, (2013): 124-146.
[29] BOA. ML.VRD.TMT. d.58251. (1844).
[30] Vilajeti i Kosovës posedon 7 slaname (Vjetare).
[31] Bekçinjët ishin rojtarë të fshatrave nëpër Kaza.
[32] “Popullsia sipas gjinisë etnicitetit dhe venbanimit” qasur më 26.08.2019, http://ask.rks-gov.net/media/1613/popullsia-sipas-gjinis%C3%AB-etnicitetit-dhe-vendbanimit.pdf.
[33] Në fusnotë, kemi dhënë informacion për gejndjen administrative të fshatrave që sot janë jashtë komunës së Gjilanit.
[34] Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[35] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[36] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[37] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[38] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[39] Dazhdincë, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[40] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[41] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[42] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[43] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[44] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[45] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[46] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[47] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[48] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[49] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[50] Priboc, Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[51] I pa ubifikuar.
[52] Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[53] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[54] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[55] Lajçiq, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[56] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[57] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[58] Vriqec, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[59] Gjyrishec, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[60] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[61] Gmicë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[62] Svircë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[63] Tërrnoc. Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[64] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[65] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[66] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[67] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[68] Dabishec. Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[69] Marec. Vendbanim në komunën e Lipjanit.
[70] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[71] Inatoc. Vendbanim në komunën e Gjilanit.
[72] Ranatoc. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[73] Vendbanim në komunën e Preshevës.
[74] Stanoc. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[75] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[76] Beguncë. Vendbanim në komunën e Vitisë
[77] Tanush. Venbanim në zonën e Kumanovës.
[78] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[79] Velegllavë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[80] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[81] Caravajkë. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[82] Edhe pse nga informacionet në terren dihet se me fshatin Rekë nënkuptohet bashkësia lokale e fshatit Shurdhan, mungesa e fshatrave në mes fshatit Zhegër dhe Stançiç (Selishte, Haxhaj, Demir, Pidiq, Shurdhan dhe Dunav) mund të nënkuptohet se bëhet fjalë për fshatrat mes Zhegres dhe Stançiçit.
[83] Smirë. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[84] Venbanim në Zonën e Kumanovës.
[85] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[86] Korbliq. Vendbanim në komunën e Kaçanikut.
[87] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[88] Gjylekarë-Skifteraj. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[89] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[90]Vendbanim në komunën e Vitisë.
[91] Komogllavë. Vendbanim në komunën e Ferizajit.
[92] Vendbanim në komunën e Ferizajit.
[93] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[94] Debëlldeh. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[95] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[96] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[97] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[98] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[99] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[100] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[101] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[102] Zhegoc. Vendbanim në komunën e Gjilanit.
[103] Drenoc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[104] Domoroc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[105] Hodeci i komunës së Ranillukut?
[106] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[107] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[108] Bozhec. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[109] Rajnoc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[110] Miganoc. Vendbanim në komunën e Novobërdes.
[111] Gogolloc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[112] Sot Bushincë. Vendbanim në komunën e Novobërdes.
[113] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[114] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[115] Sot Grizimë Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[116] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[117] Sot Kolloleq. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[118] Sot Qarrakoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[119] Sot Hodonoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[120] Sot Bratilloc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[121] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[122] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[123] Grakniq. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[124] Kremenatë, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[125] Sot, Hajnofc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[126] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[127] Sot, Strezoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[128] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[129] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[130] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[131] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[132] Sot, Prekoc. Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[133] Sot, Qarrakoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[134] Sot, Kllobukarë. Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[135] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[136] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[137] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[138] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[139] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[140] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[141] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[142] Sot, Remniku i komunës së Vitisë.
[143] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[144] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[145] Vendbanim në komunën e Parteshit.
[146] Vendbanim në komunën e Parteshit.
[147] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[148] Sot, Zhitia e komunës së Vitisë.
[149] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[150] Sot, Çifllaku i komunës së Vitisë.
[151] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[152] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[153] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[154] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[155] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[156] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[157] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[158] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[159] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[160] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[161] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[162] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[163] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[164] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[165] Sot, Tomanc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[166] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[167] Sot, Gllogoc. Vendbanim në komunën e Lipjanit.
[168] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[169] Sot, Stralicë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[170] Sot, Bolec. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[171] Komuna e Kllokotit.
[172] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[173] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[174] Komuna e Vitisë.
[175] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje