LAJMI I FUNDIT:

Analisti ushtarak i CNN, flet për lëvizjet e ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

Analisti ushtarak i CNN, flet për lëvizjet e ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

Analisti ushtarak i CNN, gjenerali i pensionuar James Marks, ka analizuar të dhënat më të reja nga Ukraina.

Sipas tij, Rusia ka grumbulluar një numër të madh të ushtarëve në kufirin Rusi-Ukrainë si dhe Bjellorusi-Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për trupa që më herët nuk kanë qenë të stacionuara atje, e afërsia me kufirin u mundëson që para se të kalojnë në territorin e huaj të kryejnë të gjithë përgatitjet.

Marks thotë se kjo lëvizje e Vladimir Putinit është si kundërpërgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s në lindje të Evropës, por të njëjtën kohë ka theksuar se është kërcënim për pavarësinë e Ukrainës.

Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, nuk ka hedhur poshtë mundësinë që tanket ruse t’ia mësyjnë Ukrainës.

Por Marks pretendon se një skenar i tillë në veçanti i realizuar nga Bjellorusia, do të nënkuptonte që Rusia do të kishte nevojë për më shumë trupa. /Telegrafi/