Sonte (e premte) do të mbahet nata finale e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP.
Aventura e cila ka zgjatur më shumë se 136 ditë do të marrë fund me shpalljen e një fituesi, i cili do të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.
Pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët që i rezistuan deri në fund kësaj gare: Donald Veshaj, Ilri Shaqiri, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic).
Teksa fansat e shumtë të spektaklit presin me padurim shpalljen e fituesit, duket se një mal me befasi janë përgatitur për shikuesit.
Telegrafi ka mësuar nga burime pranë organizatorëve, disa nga përgatitjet që janë bërë për finalen e madhe.
Tapeti i kuq
Duke qenë se ky Big Brother iu dedikua yjeve, produksioni ka vendosur që edhe mbrëmjen finale t’i trajtojë të gjithë banorët si yje.
Kështu, një nga risitë e mbrëmjes do të jetë tapeti i kuq, në të cilin do të defilojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e Big Brother VIP.
Sigurisht që ky tapet i kuq do të mirëpres me entuziazmin më të madh katër finalistët gjatë daljes së tyre.
Skenë e veçantë
Skenografia e natës finale gjithashtu ka ndryshuar dhe do të jetë speciale.
Këtë e bëri të ditur vet prezantuesja Arbana Osmani përmes një postimi në InstaStory, të cilin e fshiu vetëm pak pasi e publikoi.
Koreografi nga ish-banorët
Një koreografi e veçantë është gjithashtu ajo e cila do të prezantohet në hapje të finales së madhe.
Kjo performancë do të interpretohet nga ish-banorët që kanë qenë pjesë e formatit shumë të suksesshëm.
Ata kanë publikuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve imazhe nga provat që kanë zhvilluar për realizimin e kësaj koreografie
Befasi dhe mysafirë specialë për banorët
Duke qenë se i kanë rezistuar gjatë këtij rrugëtimi, për finalistët janë rezervuar befasi të shumta.
Pritet që të premten të futet në shtëpi ish-banorja, njëherësh këngëtarja Beatrix Ramosaj, për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj, Donaldit.
Ata të dy kanë qenë shumë të përfolur gjatë këtyre ditëve, pasi u tha se Ramosaj ndodhej në Dubai duke humbur mundësinë e takimit në një prej netëve të spektaklit, gjersa është konfirmuar nga vëllai i saj Albani, se është kthyer në Tiranë për finalen e madhe.
Këngëtari Alban Skënderaj gjithashtu mendohet se do të jetë një nga artistët që do të ofrojë befasi për banorët finalistë.
Sipas burimeve, këngëtari i shumë hiteve do të jetë prezent në skenën gjigante të Big Brother VIP për të interpretuar një repertoar hitesh nga diskografia e tij muzikore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Modelja Cassie Amato tregon linjat e saj mahnitëse, me bikini të zeza
“Ishte shumë traumatike” – Skandali në familjen mbretërore, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës
“Kisha trupin e nxirë” – Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore