LAJMI I FUNDIT:

MKRS me video-mesazh të veçantë për Pavarësinë e Kosovës – vijnë urime nga Dua, Rita e yjet kult të kinematografisë dhe sportit

MKRS me video-mesazh të veçantë për Pavarësinë e Kosovës – vijnë urime nga Dua, Rita e yjet kult të kinematografisë dhe sportit

Sot (e enjte) Kosova kremton 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast të veçantë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka realizuar një video-mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, me urime nga yjet më të mëdhenjë të kulturës dhe sportit shqiptar.


E para që nisi video-mesazhin është artistja e çmimeve “Grammy”, Dua Lipa, e cila uroi përzemërsisht bashkëkombësit e saj këtë përvjetor.

Dua Lipa (Foto: MKRS)

“Gjithçka që e bëjmë, e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë e bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, thotë Dua Lipa.

Një urim tejet i veçane vjen edhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila është emëruar nga shteti i Kosovës me titullin ambasadore, për hir të promovimit që i ka bërë vendit në arenën ndërkombëtar.

Rita Ora (Foto: MKRS)

“Përshëndetje nga Rita, urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë, kaq aq shumë domethënie për ne. Shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”, thotë Ora në urimin e saj.

Kampionja historike e xhudos, Majlinda Kelmendi, gjithashtu pati një urim të veçantë për këtë përvjetor

Majlinda Kelmendi (Foto: MKRS)

“Të punojmë shumë dhe të na shtohen sukseset në çdo fushë. Urime pavarësinë të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, uron Kelmendi.

Kampionet e medaljeve olimpike të Tokio 2020, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi gjithashtu nuk munguan në videon e veçantë të MKRS-së.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (Foto: MKRS)

“Bashkë po rritemi dhe Kosovën tonë po e bëjmë të njohur në të gjithë botën. Urime Kosovë”, urojnë Nora dhe Distria.

Regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli, nuk la pa përmendur sukseset e shumta të kinematografisë vitin e kaluar në urimin e saj të veçantë për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Blerta Basholli (Foto: MKRS)

“Urime Pavarësinë Kosovë, 14 vjet shtet. Viti i kaluar ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për kinematografinë në Kosovë. Uroj që vitet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme, kemi edhe shumëçka për të treguar”, tha Blerta Basholli.

Edhe regjisori i filmi “Pa Vend”, i cili triumfoi së fundmi në Sundance Film Festival, e cilësoi si një vit kult të kinematografisë atë të vitit të kaluar, teksa ka një urim të përzemërt.

Samir Karahoda (Foto: MKRS)

“Vitin që lam pas, ne ishim pjesëmarrës në ngjarjet më të mëdha të filmit në botë. Në shumicën prej tyre edhe triumfuan, prandaj kjo është dëshmia më e mirë, që me punë edhe nga vendi jonë i vogël mund të dalin gjëra të mëdha. Urime Ditën e Pavarësisë”, thotë Karahoda në urimin e tij.

Të fundit në video-mesazh janë përfaqësuesit e Kosovës në lojërat olimpike dimërore, Kiana Kryezu dhe Albin Tahiri, me nga një urim të veçantë nga Pekini i Kinës.

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu (Foto: MKRS)

“Nga Pekini i Kinës, ju urojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Rroftë Kosova”, kanë uruar sportistët nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori