LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe intervale me diell, pritet rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Vranësira dhe intervale me diell, pritet rritje e temperaturave gjatë kësaj jave
Foto: Arkiv

Java e tretë e muajit shkurt do të shoqërohet me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Siç njofton Prishtina Weather të mërkurën priten riga lokale shiu.

“Moti i butë që dominoj në pjesën e dytë të javës që po lëmë pas, do të mbizotëroj edhe gjatë javës së tretë të muajit shkurt, me temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.


Sot deri në mbrëmje edhe po priten mundësi për riga lokale shiu, e përgjatë viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore, apo edhe shi i akullt.

Javën vijuese, në përgjithësi do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, por nuk do mungojnë as intervalet me diell, ndërsa ditën e mërkurë paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, derisa në vise malore edhe për të reshura bore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat do të luhaten në vlera më të larta nga mesataret.  Minimalet lëvizin ndërmjet -1 e 2C, e maksimalet fillimisht lëvizin ndërmjet 8C e 10C, e të enjten dhe të premten shënojnë rritje deri në 12C e 13C.

Njoftimi i plotë:

Mbetet butë në javën vijuese, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Të mërkurën riga lokale shiu.

13.02.2022 – Moti i butë që dominoj në pjesën e dytë të javës që po lëmë pas, do të mbizotëroj edhe gjatë javës së tretë të muajit shkurt, me temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare. 

Sot deri në mbrëmje edhe po priten mundësi për riga lokale shiu, e përgjatë viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore, apo edhe shi i akullt.

Javën vijuese, në përgjithësi do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, por nuk do mungojnë as intervalet me diell, ndërsa ditën e mërkurë paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, derisa në vise malore edhe për të reshura bore.

Cilësia e ajrit në ditët e para të javës mbetet më gjatë me indeks në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e në periudha me qarkullim më të mirë ajror gjatë ditës vende-vende edhe mund të shënojë përmirësim, ku indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme.

14.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

15.02 – Intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

16.02 – Kryesisht me vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu. Në vise malore edhe reshje dëbore.

17.02 – Më butë.  Vranësira kalimtare dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

18.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat do të luhaten në vlera më të larta nga mesataret.  Minimalet lëvizin ndërmjet -1 e 2C, e maksimalet fillimisht lëvizin ndërmjet 8C e 10C, e të enjten dhe të premten shënojnë rritje deri në 12C e 13C.

Erërat frynë lehtë dhe mesatarisht nga krahu jugor 3-10m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Kalo në kategori