LAJMI I FUNDIT:

Wesley Clark e këshillon Putinin rreth Ukrainës: Largohu ose do të paguash çmim të tmerrshëm

Wesley Clark e këshillon Putinin rreth Ukrainës: Largohu ose do të paguash çmim të tmerrshëm

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark dha një intervistë për televizionin kroat HTV.

Në vitin 1994, ai mori pjesë në zhvillimin e planeve amerikane për t’i dhënë fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Më pas, si komandant i përgjithshëm i forcave amerikane dhe më pas të NATO-s në Evropë, ai udhëhoqi aksionet e bombardimit të Serbisë pas kryerjes së krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës.


Amerikani ka komentuar edhe pushtimin e mundshëm të Ukrainës nga ana e forcave ruse, të cilën gjë e ka paralajmëruar edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

“Unë mendoj se Ukraina duhet të jetë e fortë. Putin duhet të vendosë nëse do të paguajë një çmim të tmerrshëm nëse sulmon vërtet Ukrainën. Vladimir Putin kontrollon Rusinë. Vret ose burgos kundërshtarët. Nuk ka demokraci në Rusi, në thelb është një shtet policor. Kjo situatë po forcohet çdo vit. Nëse ai dëshiron të shpëtojë atë vend, ai duhet të tërheqë ushtrinë e tij. Asgjë nuk e ndalon atë të tërhiqet. Ai vetëm duhet të thotë ‘Ne i kemi përfunduar stërvitjet, faleminderit dhe vazhdojmë dialogun me NATO-n’. Kjo është e gjitha. Kjo është këshilla ime për Vladimir Putin”, tha ai.

Nëse ai do të pushtojë Ukrainën, askush nuk e di, thotë gjenerali i pensionuar.

“Tashmë është aty, ka shumë opsione të ndryshme. Por nëse sulmon, do të jetë një fatkeqësi për Rusinë. Do të vrasë mijëra njerëz. Rusia do të shihet si një shtet renegat dhe Putin ka të ngjarë të konsiderohet si një kriminel lufte. Ne e dimë se Putini është të kryejë dhunë të tmerrshme. Ai nuk është evropian. Ai nuk mendon si një lider evropian apo amerikan”, tha ndër të tjerash amerikani.

Ndryshe, administrata amerikane ka paralajmëruar se gjatë këtyre dite mund të ndodhë Rusia të nis aksionin për pushtimin e Ukrainës ndërsa qytetarëve u kanë bërë thirrje që të largohen sa më shpejt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Kalo në kategori