LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin komenton transferimin e Xherdan Shaqirit në MLS

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin komenton transferimin e Xherdan Shaqirit në MLS

Të mërkurën në mbrëmje në, Chicago Fire dhe Olympique Lyon arritën marrëveshje për transferimin e Xherdan Shaqirit, i cili do ta vazhdojë karrierën në Amerikë.

Ai do të paguhet rreth 7 milionë dollarë në deri në vitin 2024, kur edhe i zgjat kontrata.


Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, në një intervistë për Blick ka folur për kalimin e shqiptarit në MLS.

“Jam i lumtur për Shaq. Puna në MLS është shumë profesionale dhe kampionati është kërkues. Është e rëndësishme që ai të luajë rregullisht dhe të kënaqet duke luajtur”, ka thënë fillimisht Yakin.

MLS është nivel më i ulët se Liga Premier dhe Ligue 1 dhe këtë e ka komentuar Yakini.

“Nuk jam i shqetësuar sepse jam i sigurt se Shaq do të jetë në ritëm për Kupën e Botës. Mund ta shihni se sa i rëndësishme ishte ai për ne në vitin 2021. Në fillim gjërat nuk shkuan siç donte ai, por kur ai luajti disa ndeshje, ai ishte gati për të vendosur ndeshjet. Prandaj Kupa e Botës është në nëntor dhe është mirë për të dhe për ne”.

“Ju nuk harroni se si të luani futboll, pavarësisht se në cilin vend luani. Dhe Shaq gjithmonë ka arritur të paraqitet për Zvicrën. Edhe sikur të mos kishte mjaftueshëm ndeshje. Ai do ta bëjë edhe këtë herë, jam i sigurt për këtë”, ka thënë Yakin.

Zvicra ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Anglisë më 26 mars, ndërsa pas tri ditësh luan kundër Kosovës në stadiumin “Letzigrund”, më 29 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori