LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy personave për falsifikim të parave në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për falsifikim të parave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.D., dhe S.H., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” .

Sipas aktakuzës, nga prilli i vitit 2021 në Prizren, i akuzuari S.H., në kioskën e tij së bashku me të akuzuarin B.D., në bashkëkryerje, marrin, blejnë, vënë në qarkullim, pranojnë apo posedojnë para të falsifikuara, me qëllim të vënies së tyre në qarkullim.

I pandehuri S.H., blen nga i akuzuari B.D., 2000-1000-200-400-200 euro, gjithsej 3800 euro – monedha të metalta nga 2 euro të falsifikuara, dhe për këtë shumë B.D., ia ka dhënë-paguar 1600-800-160-320-160 euro, gjithsej 3040 euro kartëmonedha në origjinal. I akuzuari S.H., monedhat metalike të falsifikuara prej 2 euro i vë në qarkullim, ashtu që blen mall për kioskë, cigare, pije si dhe kryen pagesa të tjera.


Tutje njoftohet se në këtë periudhë kohore i akuzuari B.D., u shet edhe personave të tjerë monedha metalike të falsifikuara nga 2 euro në këmbim të kartëmonedhave origjinal duke i zbritur 20% nga shuma e ofruar.

Me këto veprime, të pandehurit B.D., dhe S.H., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori