LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Evropian, për të cilin mediat raportuan se është potencialisht raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, thotë se ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili grup dhe cili deputet do të ndërmarrë këtë detyrë të rëndësishme.

Waitz, për median serbe “Danas”, thotë se është i lumtur të kontribuojë për stabilitetin e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Nëse kam nderin ta bëj përmes raportit për vendin e Kosovës, do të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin jo të dhunshëm, të respektueshëm dhe të begatë në rajon në përgjithësi dhe në veçanti në rajonin e Serbisë dhe Kosovës në veçanti”, thotë ai, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësja e eurodeputetit austriak, Inge Chen tha atëherë se po vazhdojnë diskutimet për emërimin e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, por ajo nuk e mohoi as konfirmoi se kjo pozitë mund të mbetet me grupin e të Gjelbërve.

“Diskutimet dhe negociatat janë duke u zhvilluar, kështu që ne nuk mund të komentojmë në këtë moment. Shpresojmë se shumë së shpejt do të dimë më shumë dhe nëse të Gjelbrit do ta ruajnë postin e raportuesit për Kosovën”, shpjegoi ajo.

Për gjithë dekadën e fundit, postin e raportuesit për Kosovën në Parlamentin e Evropës e kanë mbajtur të Gjelbrit. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 këtë post e ka mbajtur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, ndërsa para saj austriakja Ulrike Lunaçek. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Engjëlli im mbrojtës ishte një police nga Gjilani", Bekë Berisha rrëfen momentet pas aksidentit

Lajme
Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Lajme
Kurti takon Von der Leyen, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe heqjen e masave restriktive

Kurti takon Von der Leyen, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe heqjen e masave restriktive

Lajme
Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Drejtësi
Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë gjatë seancave përgatitore

Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë gjatë seancave përgatitore

Drejtësi
Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS: Mos ndani të dhëna personale

Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS: Mos ndani të dhëna personale

Lajme
Kalo në kategori