LAJMI I FUNDIT:

Giovinco arrin në Itali para rikthimit në Serie A

Giovinco arrin në Itali para rikthimit në Serie A
(Foto: Instagram/sebagiovincoofficial/JuventusFC))

Sebastian Giovinco ka arritur në qytetin e Genoas të hënën mbrëma para rikthimit të tij në Serie A.

Futbollisti italian është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Al-Hilal në verën e kaluar.

35-vjeçari nuk ka luajtur në Serie A që nga shkurti i vitit 2015 kur u largua nga Juventusi drejt klubit të MLS, Toronto FC.


(Foto: Instagram/sebagiovincoofficial)

Sipas një njoftimi nga TuttoMercatoWeb, Giovinco kishte ateruar në aeroportin Malpensa të Milanos pasditen e sotme (e hënë) dhe pastaj është nisur drejt Genoas.

Mëngjesin e të martës do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të nënshkruajë me Sampdorian.

Ai ka ardhur si zëvendësues i përkohshëm i Manolo Gabbiadinit, i cili ka pësuar rupturë të ligamentit kryqëzues të përparmë (ACL) të gjurit të majtë dhe do të mungojë një kohë të gjatë. /Telegrafi/