LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi që iu takon me ligj, policët e Kosovës vetë duhet të paguajnë

Ushqimi që iu takon me ligj, policët e Kosovës vetë duhet të paguajnë

Krahas punës që e kryejnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës duhet të mendojnë edhe për ushqimin.

Nga rreth 500 euro sa marrin në muaj, policët një pjesë duhet ta ndajnë për shujtën ditore.

Pavarësisht se ekziston një udhëzim administrative që shujtat ditore të policëve duhet t’i mbulojë shteti, megjithatë shumica prej rreth 9 mijë policëve ushqimin duhet ta paguajnë vet.


Ky problem është adresuar edhe nga kryesindikalisti Imer Zeqiri, por që nuk ka marrë ndonjë premtim konkret për ndonjë kompensim.

“Ne vazhdimisht kemi insistuar që kjo e drejtë të realizohet e që nuk është realizuar deri më tani. Por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje pse kjo e drejtë e zyrtarëve policorë nuk është realizuar”, deklaroi Zeqiri për RTV Dukagjinin.

Për shujtat e policëve deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje premtojnë se do ta ngritin zërin në Komisionin për Çështje të Sigurisë e Mbrojtjes, përcjell Telegrafi.

“Do ta trajtojmë në komision këtë çështje pasi është ngritur si shqetësim nga ana e zyrtarëve policorë me të drejtë. Unë them se gabimet janë bërë në fillim që ky problem nuk është paraparë në ndarjet buxhetore”, deklaroi deputeti Enver Dugolli.

Mirëpo nga opozita nuk presin rezultate as nga Qeveria Kurti.

“Policia e Kosovës ka probleme me ushqime, automjete lëvizëse, uniforma, mëditje. Ne kemi kërkuar vazhdimisht që të plotësohen këto kushte por deri më tani nuk janë bërë”, deklaroi deputeti Bekë Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori