Të gjithë sytë në skenën politike botërore sot do të jenë te Moska dhe Uashingtoni. Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me homologun rus Vladimir Putin, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz mbërrin në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden.
Në të njëjtën kohë, krerët e diplomacisë gjermane, franceze dhe austriake – Annalena Baerbock, Jean-Yves Le Drian dhe Alexander Schallenberg – po vizitojnë sot Kievin.
Këto takime vijnë në një kohë të krizës ruso-ukrainase dhe qëllimi i liderëve evropianë është të qetësojnë situatën dhe të bëjnë thirrje për dialog dhe de-përshkallëzim, si dhe të qartësojnë pozicionet dhe të marrin në konsideratë plane të mëtejshme veprimi, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë Rusia ka mbledhur 130,000 trupa në kufirin me Ukrainën dhe po zhvillon stërvitje të përbashkëta ushtarake me aleatin e saj Bjellorusinë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se beson se mund të gjejë një “zgjidhje historike” për krizën ukrainase.
Macron ka pasur një ofensivë të vërtetë diplomatike ditët e fundit dhe tashmë ka bërë tri telefonata me Putinin dhe ka biseduar edhe me Biden.
Në prag të udhëtimit të tij në Moskë, ai tha se biseda e tij me Putinin ndoshta do të mjaftonte për të parandaluar shpërthimin e konfliktit ushtarak, pavarësisht vlerësimeve pesimiste në shumë vende perëndimore.
Macron i tha Journal du Dimanche të dielën se qëllimi i Rusisë “nuk është Ukraina, por të qartësojë rregullat në lidhje me NATO-n dhe BE-në”.
“Intensiteti i dialogut që patëm me Rusinë dhe kjo vizitë në Moskë janë krijuar për të parandaluar përshkallëzimin. Më pas do të diskutojmë kushtet e de-përshkallëzimit. Duhet të jemi shumë realistë. Nuk do të bëjmë lëshime të njëanshme, por është e rëndësishme që të ndaloni përkeqësimin”, citohet të ketë thënë lideri francez.
Në anën tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz udhëtoi për në Uashington të dielën në një përpjekje për të siguruar amerikanët se vendi i tij qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë të NATO-s për të kundërshtuar çdo agresion rus ndaj Ukrainës.
Meqë ra fjala, kjo është vizita e parë e Scholz në Uashington që kur ai mori postin e kancelarit.
Scholz do të takohet me Presidentin Joe Biden dhe anëtarët e Kongresit të hënën në përpjekje për të zbutur dallimet në qasjen ndaj krizës.
Performanca e Scholz-it mund të ketë implikime të gjera për marrëdhëniet SHBA-Gjermane dhe statusin e Scholz-it në Gjermani.
Ndërsa ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kritikuar shpesh Gjermaninë, duke e akuzuar atë për mungesë të peshës së saj ndërkombëtare, pasardhësi i tij Joe Biden ka kërkuar të rindërtojë marrëdhëniet me Berlinin.
Scholz tha se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar me armë Ukrainën dhe për të rritur praninë e trupave gjermane në Evropën Lindore provokoi kritika jashtë vendit dhe brenda tij.
Sidoqoftë, përpara udhëtimit në Amerikë, Scholz mbrojti qëndrimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Kievin me armë, por tha se vendi i tij ndihmon ndjeshëm financiarisht Ukrainën.
I pyetur për të ardhmen e gazsjellësit “North Stream 2”, i cili dëshiron të sjellë gazin rus në Gjermani, nën Detin Baltik, duke anashkaluar Ukrainën, Scholz refuzoi të fliste në mënyrë eksplicite për projektin.
“Asgjë nuk përjashtohet”, ka thënë ai për ARD gjermane, raporton Euronews.
Gjermania është vënë nën kritika për shkak të mbështetjes së madhe në furnizimet me gaz natyror rus dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar prej kohësh tubacionin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj