LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është synimi kryesor i Barcelonës në vitin 2022

Xavi: Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është synimi kryesor i Barcelonës në vitin 2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka konfirmuar se arritja e një vendi që kualifikon në Ligën e Kampionëve është një prioritet për skuadrën e tij në vitin 2022.

Blaugranët rikthehen në aksion pas pushimeve dimërore me një përballje testuese kundër kampionëve në fuqi Atletico Madridit këtë fundjavë.

Megjithatë, pavarësisht se të dyja ekipet janë ende teknikisht brenda një sfide për titull, Xavi e di se duhet të jetë realist për përparimin e tyre në gjysmën e dytë të sezonit.


“Arritja në vendet e Ligës së Kampionëve tani është qëllimi ynë kryesor”, ka thënë fillimisht Xavi për Marca.

“Dhe nga këtu e tutje, ne nuk përjashtojmë asgjë derisa matematika të thotë të kundërtën për ne”.

“Jam ende shumë i emocionuar, si me atë që kemi në skuadër ashtu edhe me nënshkrimet e reja, mendoj se mund të përmirësohemi”, përfundoi trajneri i Barçës.

Xavi gjithashtu deklaroi se skuadra e tij do të synonte të përdorte Ligën e Evropës si një rrugë alternative në Ligën e Kampionëve në vitin 2022, me një përplasje në fazën eliminatore kundër Napolit në horizont këtë muaj.

Barcelona është aktualisht 15 pikë prapa liderit të ligës, Real Madridit, megjithëse me një lojë më pak për skuadrën jo-konsistente e Xavit.

Ish-reprezentuesi spanjoll tashmë ka kërkuar të sjellë fytyrat të reja në grupin e ekipit të parë me nënshkrimet e janarit Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang të përfshirë në skuadrën për t’u përballur me Atleticon.

Xavi la të kuptohet se të dy lojtarët janë të aftë, por Traore është në një gjendje më të mirë ndeshje sesa Aubameyang që nuk është paraqitur për Arsenalin që nga dhjetori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Premier League
Josko Gvardiol: Një ditë Guardiola 'kishte një ëndërr' dhe ndryshoi sistemin te Man City

Josko Gvardiol: Një ditë Guardiola 'kishte një ëndërr' dhe ndryshoi sistemin te Man City

Premier League
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori