LAJMI I FUNDIT:

Xavi thotë se Barcelona nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të besojë në projektin e tyre

Xavi thotë se Barcelona nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të besojë në projektin e tyre

Athletic Bilbao e eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit dhe siguroi vendin e tyre në mesin e tetë ekipeve çerekfinale, ndërsa Xavi analizoi ndeshjen e së enjtes mbrëma në San Mames.

Baskët fituan 3-2 atë që ishte një ndeshje absolutisht emocionuese duke marrë epërsinë në tre raste të veçanta pasi Barcelona barazoi dy herë.


Iker Muniain kaloi Bilbaon në epërsi pas vetëm dy minutash, me Ferran Torres që barazoi në minutën e 20-të.

Më pas, Inigo Martinez mendoi se shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 86-të, por Pedri arriti të barazonte sërish për Barcelonën në fund të kohës shtesë.

120 minuta lojë, Athletic Bilbao fiton trilerin e pesë golave ndaj Barcelonës dhe kalon në çerekfinale
Lexo po ashtu 120 minuta lojë, Athletic Bilbao fiton trilerin e pesë golave ndaj Barcelonës dhe kalon në çerekfinale

Më pas, në pjesën e parë të vazhdimeve, Muniain shënoi golin e dytë të mbrëmjes nga pika e bardhë për t’ia siguruar fitoren Bilbaos.

Pas ndeshjes ka folur trajner Xavi, i cili ka thënë se kundërshtarët e tij ishin të shkëlqyer, ndërsa Barcelona duhet të besojë në projektin e nisur.

“Mendoj se Bilbao luajti një lojë të shkëlqyer. Ishte e vështirë për ne të përparonim. Ata u mbrojtën shumë mirë, me intensitet të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Ata ishin superiorë në duele. Ata ishin shumë të fortë. Ishte e vështirë për ne. Goli i Pedrit na dha krahë për kohën shtesë, por më pas erdhi penalltia fatale”.

“Ne u përpoqëm, por gjërat nuk na funksionuan. Por nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë të besojmë në këtë projekt. Duhet të besojmë në La Liga dhe Ligën e Evropës. Unë nuk di asnjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë detyrë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori