LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ngritja e Komisionit hetimor për rritjen e çmimeve, Meta mbështet propozimin

Kërkohet ngritja e Komisionit hetimor për rritjen e çmimeve, Meta mbështet propozimin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbështetur sot propozimin e konfederatës së industrive shqiptare, Konfindustria, për ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe energjisë elektrike.

Komisioni duhet të hetoj rolin e munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatorë, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta, Meta u shpreh në një postim në Facebook.


Në një njoftimi për shtyp, Konfindustria ka bërë të ditur se kriza e çmimeve dhe cilësisë së karburanteve i është bashkëngjitur krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja të shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria gjithashtu shpreh shqetësimin se përplasjet e ashpra politike e kanë lënë të pa përfaqësuar mbrojtjen e interesit publik në çështje me rëndësi thelbësore, si kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, reagon Meta: Çmimet i vendosin oligarkët
Lexo po ashtu Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, reagon Meta: Çmimet i vendosin oligarkët

“Krijimi i Komisionit hetimor parlamentar bëhet domosdoshmëri nga dështimi i qartë dhe i vazhdueshëm i politikave ekzekutive dhe agjentivë rregullatorë në tregjet strategjike të karburanteve dhe energjisë elektrike”, ka shtuar Konfindustria.

Konfindustria ka dalë në përfundimin se rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e çmimeve të karburanteve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit me mbi 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe afër 1.5 miliard dollarë qarkullim vjetor.

“Ngjashëm paraqitet edhe tregu i energjisë elektrike dhe keq menaxhimi i vazhdueshëm i KESH, që u shfaq skajshëm gjatë vitit 2021 dhe në vazhdim,” sipas konfederatës së industrive.

Rama: Rritja e çmimeve është problem i përgjithshëm
Lexo po ashtu Rama: Rritja e çmimeve është problem i përgjithshëm

Konfindustria shton se Shqipëria prej kohësh ka çmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve.

“Në rast të mos ndryshimit të politikave të deritashme shtetërore çmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej,” Konfindustria paralajmëron. /Telegrafi/