LAJMI I FUNDIT:

Lautaro flet për karrierën e tij, lëvdon Militon dhe jep një mendim të sinqertë për fitimit e Topit të Artë nga Messi

Lautaro flet për karrierën e tij, lëvdon Militon dhe jep një mendim të sinqertë për fitimit e Topit të Artë nga Messi

Lautaro Martinez pranon se Lionel Messi fitoi Topin e Artë kryesisht falë fitores së Argjentinës në Copa America dhe thotë se ai ‘mësoi shumë’ nga legjenda e Interit, Diego Milito.

Sulmuesi argjentinas ka folur për karrierën e tij në një intervistë për Inter TV.


“Futbolli është jeta ime, kam lindur në zhveshtore, megjithëse më pëlqeu edhe basketbolli”, ka thënë fillimisht Lautaro.

Lautaro iu bashkua akademisë së Racing Club në vitin 2014 dhe kryqëzoi rrugët me ish-sulmuesin e Interit, Diego Milito, i cili luajti për klubin në dy vitet e fundit të karrierës së tij, nga 2014 deri në 2016.

Lautaro Martinez: Shpresoj të jem simbol i Interit në të ardhmen
Lexo po ashtu Lautaro Martinez: Shpresoj të jem simbol i Interit në të ardhmen

“Milito ka bërë histori dhe mund të them se jemi miq. Ne flasim shpesh dhe ai më ndihmon gjithmonë kur kam nevojë. Kam mësuar shumë prej tij”.

Lautaro bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Racing duke zëvendësuar Militon në pjesën e dytë të një fitoreje 3-0 kundër Crucero del Norte në nëntor të 2015.

“Kjo do të thoshte shumë për mua. Ai mori ovacione dhe duartrokitje kur u largua nga fusha dhe unë ëndërroja të përjetoja të njëjtën gjë një ditë. Kam punuar shumë për të arritur objektivat e mia”.

Argjentinasi fitoi titullin e Serie A me Interin sezonin e kaluar, por ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Argjentinës që pushtoi Copa America, duke fituar trofeun.

24-vjeçari beson se ngritja e trofeut verën e kaluar ishte vendimtare për Messin për të fituar Topin e Artë.

“Argjentina nuk kishte fituar një trofe ndërkombëtar për 28 vjet, ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Ishte ëndrra jonë dhe e Messit gjithashtu. Ai luan prej kohësh me kombëtaren dhe ishte e paharrueshme ngritja e kupës në Maracana”.

Rrëfimi i Leo Messit për ‘France Footbal’ pasi fitoi ‘Topin e Artë’ – nga jeta si i ri te Barcelona, te krahasimet me Maradonan dhe gara me Ronaldon
Lexo po ashtu Rrëfimi i Leo Messit për ‘France Footbal’ pasi fitoi ‘Topin e Artë’ – nga jeta si i ri te Barcelona, te krahasimet me Maradonan dhe gara me Ronaldon

“Ishte një objektiv i rëndësishëm dhe ne e arritëm atë me një frymë ekipi dhe me Messin, i cili është lideri ynë”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë, ai e ka fituar Topin e Artë shtatë herë dhe kjo i thotë të gjitha. Besoj se Copa America ishte shumë e rëndësishme për të për të fituar Topin e Artë”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori