LAJMI I FUNDIT:

“S’ka lidhje me ‘bosnjëzim’” — Isa Mustafa tregon prapaskenat e nënshkrimit të Asociacionit

“S’ka lidhje me ‘bosnjëzim’” — Isa Mustafa tregon prapaskenat e nënshkrimit të Asociacionit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar prapaskenat e nënshkrimi të Asociacionit. Ish-kreu i LDK-së tregoi se si u sigurua që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë të mos themelohet me kompetenca ekzekutive, shkruan Express.

Mustafa tregoi se si ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i ka thënë qeveritarëve të asaj kohe se Asociacioni duhet themeluar sepse është marrëveshje e kryer.


“Themelimi i Asociacionit ishte punë e kryer në Kuvend. Por, kur e hapëm këtë çështje me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, ajo tha ‘Këtë punë duhet ta bëni’. Unë thash ‘Pse kemi nevojë ta bëjmë Asociacionin me kompetenca ekzekutive?’. Ajo më tha ‘Kjo punë është e kryer, është arritur marrëveshja, është ratifikuar dhe duhet bërë’”, është shprehur Mustafa.

Gjithashtu, Mustafa rrëfeu rastin se si ambasadorja ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA-së lidhur me Asociacionin.

“’Mirëpo në qoftë se ti do të shkosh në Bruksel për të bërë OJQ, dije se në Bruksel nuk bëhen OJQ-të. Nuk negociohet në Bruksel për organizata joqeveritare. Por, nëse ju intereson se si është qëndrimi ynë në për asociacionin, atëherë unë them se ne nuk e shohim asociacionin si pushtet të tretë dhe s’do ta përkrahim si pushtet të tretë. Ju duhet t’i gjeni mënyrat si ta formoni asociacionin pa e prekur rendin kushtetues’”, rrëfeu Mustafa atë që Jacobson ia tha atëkohë.

Tutje, Mustafa tha se gjatë asaj kohe ka arritur që me politikbërjen e tij, ta fusë në marrëveshje dakordësinë që Asociacioni të mos themelohet para se Gjykata Kushtetuese ta trajtojë statutin e saj. Pos kësaj, Mustafa tha se ka lënë edhe një siguresë tjetër që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive.

“Ne arritëm ta fusim në marrëveshje se Asociacioni nuk themelohet para se Gjykata Kushtetuese ta trajtojë statutin e saj. E kur Gjykata Kushtetuese thotë mund të themelohet, atëherë mund të bëhet. Pastaj kemi lënë një siguresë tjetër, që Kuvendi i Asociacionit që përbëhej nga kryetarët e Kuvendit të Komunave, të mos mund ta ndryshojnë statutin e Asociacionit, pa miratim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

“Unë nuk isha i kënaqur, e këtu më ka ndihmuar zonja Tahiri. U angazhuam ta nxjerrim një letër nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, zonja Mogherini që na siguron më vonë kur të diskutohet për këtë çështje, në mënyrë që të sigurohemi se kur të diskutohet për Asociacionit të mos kërkohet të ketë kompetenca ekzekutive”, ka shtuar Mustafa.

“Ato që u hapën më vonë se duhet ndryshuar kushtetuta, “bosnjëzimi” e të tjera. Ato më tepër ishin kauza politike”, shtoi Mustafa në televizionin T7.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori