LAJMI I FUNDIT:

Koha kur mbyllet afati kalimtar i janarit në top pesë ligat evropiane

Koha kur mbyllet afati kalimtar i janarit në top pesë ligat evropiane

Jemi futur në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, ditë ku është shumë aktive nga skuadrat evropiane.

Afati kalimtar dimëror është më i varfër se ai veror zakonisht, por këtë vit skaudrat kanë qenë shumë aktive duke ndodhur transferime të mëdha.

Edhe në ditën e fundit të transferimeve pritet të jetë nxehtë nga skuadrat e top pesë ligave evropiane që synojnë të marrin objektivat e tyre.


Por kur mbyllet afati kalimtar dimëror në top pesë ligat më të mëdha evropiane?

Bundesliga

Kampionati gjerman Bundesliga është i pari që e mbyll afatin kalimtar dimëror nga top pesë ligat evropiane. Në ora 18:00 mbyllet dritarja e transferimeve në Bundesliga dhe skuadrat gjermane synojnë që të afrojnë lojtarët para kësaj kohe.

Serie A

Ndryshe nga Bundesliga, kampionati italian Serie A është i dyti që e mbyll afatin kalimtar nga top pesë ligat evropiane. Afati kalimtar dimëror në Itali përfundon në ora 20:00 dhe shumë skuadra janë në ‘luftë’ me kohë për t’i regjistruar futbollistët e rinj.

La Liga, Liga Premier dhe Ligue 1

Përveç Bundesligës dhe Serie A që mbyllet afati kalimtar më herët, kampionati anglez Liga Premier, ai spanjoll La Liga dhe ai francez Ligue 1 kanë të njëjtin orar.

Dritarja e transferimeve në këto tri liga të mëdha mbyllet në momentin që përfundon data 31 janar, pra në ora 00:00.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori