LAJMI I FUNDIT:

Juventusi bën ofertë për Zakarian, e duan menjëherë transferimin e zviceranit

Juventusi bën ofertë për Zakarian, e duan menjëherë transferimin e zviceranit

Edhe pse kishte vendosur të largohet në fund të sezonit nga Borussia Moenchegladbach, një gjë e tillë mund të vije më herët.

Denis Zakaria mund të ndryshojë ambient qysh në 72 orët e ardhshme, ku nga Gjermania do ta bëj transferimin në Serie A italiane.

Mesfushori zviceran është në bisedime të avancuara me Juventusin, skuadër që ka kërkuar menjëherë transferimin e tij.


Fabrizio Romano ka raportuar se agjentët e rinj të Zakarias tanimë janë në bisedime të avancuara me drejtuesit e gjigantit italian.

Zonja e Vjetër ka bërë një ofertë në drejtim të Gladbachut dhe dy skuadrat po diskutojnë.

Transferimi i Zakarias në Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit duket punë e kryer.

Oferta e Juves në drejtim të Gladbach për Zakarian është shtatë milionë euro dhe klubi gjerman është duke menduar ta pranojë atë.

Vlen të theksohet se për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Borussia Dortmund, Bayern Munich, Chelsea, Roma, Napoli, Barcelona e Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori