Deputetët e PDK-së , LDK-së dhe AAK-së kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të votimit të rezolutës kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri tha se nuk do të vazhdojnë në këtë seancë.
“Kuvendi pat kuorum të mjaftueshëm për të vendosur që këto bllok tarifa të propozuara nga ZRRE-ja sot të votohen kundër përmes kësaj rezolute. Ne si parti opozitare deklaruam votën tonë, ndërkaq mazhoranca abstenoi nga votimi e që është e papranueshme. Nuk vazhdojmë të qëndrojmë më në këtë seancë. Nuk do të mundësojmë vazhdimin më tej të kësaj seance sepse po i bëhet dëm të madh qytetarëve”, tha Tahiri, duke shtuar se nuk ka çështje tjetër më të rëndësishme se hedhja poshtë e këtyre bllok tarifave.
E deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se mos votimi i kësaj rezolute nga mazhoranca tregoi se është pro shtrenjtimit enorm të rrymës.
“Nuk ka interes më madhor se tema e energjisë dhe pandemia. Do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik që parandalojnë varfërinë e këtij populli nga papërgjegjësia e kësaj qeverie popullsitë”, tha Zemaj.
Seancën e lëshuan edhe deputetët e AAK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri tha se gjendja në të cilën jemi sot në raport me energjinë është gjendje e jashtëzakonshme, ndërkaq sjellja e qeverisë është e zakonshme
“Kemi ofruar një rezolutë ku do të ndihmonim vendimmarrjen e ZRRE-së po që se do ta votoni. Ajo që pamë sot ishte një abstenim. Mendoj që qasja është shumë e papërgjegjshme dhe që këtë çështje ta lëmë në nivel të komenteve, është papërgjegjësi totale dhe ikje nga besimi qytetarë që kjo qeveri e ka marrë”, u shpreh Tahiri, duke thënë se si grup parlamentar do të dalin nga seanca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze