LAJMI I FUNDIT:

Për herë të dytë dështon miratimi i Rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës

Për herë të dytë dështon miratimi i Rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës
Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish ta miratojnë Rezolutën kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.

Ky dështim ka ardhur në mungesë të kuorumit të deputetëve për ta votuar këtë rezolutë.


“Vetëm 30 deputetë kanë marr pjesë në votim. Nuk ka kuorum, pra kjo pikë shtyhet në një seancë të radhës”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Në seancë kanë qenë të pranishëm 67 deputetë, ku ligjvënësit e pozitës nuk morën pjesë në votim.

Në mungesë kourumi shtyhet për të mërkurën mocioni i PDK-së kundër rritjes së çmimit të rrymës
Lexo po ashtu Në mungesë kourumi shtyhet për të mërkurën mocioni i PDK-së kundër rritjes së çmimit të rrymës

Kjo Rezolutë ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe se ishte përkrahur nga partitë e tjera opozitare.

Ndryshe, në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. /Telegrafi/