Ronaldo bindi dy lojtarë që t’i bashkohen Manchester Unitedit me një telefonatë të thjeshtë
Cristiano Ronaldo një herë i telefonoi dy objektivave të transferimit të Manchester United dhe i bindi që t’i bashkoheshin klubit përpara rivalëve të hidhur, Arsenalit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë u vendos nga Sir Alex Ferguson për të siguruar nënshkrimet e binjakëve brazilianë, Rafael dhe Fabio da Silva.
Është Rafael, i cili ka zbuluar për UTD Podcast se ai mori një telefonatë nga ‘CR7’ si adoleshent dhe ndikimi i tij i ndihmoi ata të merrnin vendimin e tyre.
“Ai më telefonoi në telefonin tim dhe nuk do ta harroj kurrë këtë”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Botafogos.
“Telefoni im kishte të gjitha zerot (në ekran, për të treguar një telefonatë ndërkombëtare) dhe unë po thosha “Kush është ky? Nuk kam marrë kurrë një telefonatë si kjo”.
“Unë u përgjigja dhe e njoha sepse isha stërvitur me të më parë”.
“Ai vetëm tha: Ah, (përshëndetje portugeze)! Vrapova drejt autobusit tim duke thënë: “Është Ronaldo, është Ronaldo! Ai po na thërret të flasim!”.
“Ai shtoi: “Po bie shi këtu, po bie shi këtu në Mançester, siç e dini”. “Unë telefonoj për t’ju thënë djelmosha: nënshkruani për Manchester United. E di që do t’ju pëlqejë, etj”.
“Nuk mund ta besoja. Ishte e mahnitshme”, përfundoi Rafael.
Fabio ndau një histori të ngjashme në vitin 2020 dhe shpjegoi se Ronaldo i ndihmoi ata të dy me pengesën gjuhësore dhe çështjet e besimit ndërsa luanin për një nga klubet më të mëdha në botë.
Rafael do të bëhej mbrojtësi i djathtë titullar i Unitedit pas pensionimit të Gary Neville dhe fitoi tre tituj të Ligës Premier gjatë kohës së tij në klub, ndërsa do të largohej për në Lyon në vitin 2015 pasi humbi vendin nën urdhrat e Louis van Gaal.
Ndërkohë, Fabio mori vetëm një medalje në Ligës Premier në sezonin 2010/2011 dhe kaloi kohë si huazim në Queen’s Park Rangers, para se të shitej te Cardiff City në vitin 2014 dhe tani luan për Nantes në Ligue 1.
Arsenali ishte rivali i madh i Unitedit në vitet 2000 dhe Ferguson nuk donte të humbiste dy yjet e rinj dhe Djajtë e Kuq lëvizën shpejt për t’i larguar vëllezërit nga Fluminese dhe ata të dy kryen transferime të suksesshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje