LAJMI I FUNDIT:

“Mund të ishte më i miri në botë, por çmendej për McDonald’s”, Rafael zbulon historinë interesante të Andersonit

“Mund të ishte më i miri në botë, por çmendej për McDonald’s”, Rafael zbulon historinë interesante të Andersonit

Rafael Da Silva beson se ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson mund të ketë qenë një yll nëse nuk kishte zakone të këqija të ngrënies.

Mbrojtësi brazilian ka zbuluar se si problemet e shëndetit dhe peshës së Anderson u përkeqësuan nga shija e tij për ushqim të shpejtë.


Në autobiografinë e tij të re të përbashkët me vëllanë binjak Fabio, ish-mbrojtësi i United Rafael e vlerësoi lartë talentin e Andersonit, por jo edhe vesin e tij.

Historia e Andersonit - Nga ‘Golden Boy’ në një lojtar të padëshiruar dhe problematik (Foto/Video)
Lexo po ashtu Historia e Andersonit - Nga ‘Golden Boy’ në një lojtar të padëshiruar dhe problematik (Foto/Video)

“Ne mund të ishim duke shkuar në stërvitje dhe posa të kalonim në autostradë, Anderson do të hidhej në mënyrë impulsive dhe do të bërtiste “McDonald’s, McDonald’s”. Djali ishte i çmendur, por unë e dua atë”, ka thënë fillimisht Rafael.

“Jepi një top futbolli dhe ai thjesht do të luante me liri dhe nganjëherë, nëse do të kishte një ndeshje të mirë, ai mund të luante si çdo lojtar në kampionat”.

“Jo vetëm kaq, por kur ai po luante mirë, ne po luanim futboll të shkëlqyeshëm”.

“Ai mori shumë lëndime të mëdha dhe më pas problemet e tij me ngrënien bënë që ai të ndikohet”.

“Nuk ishte rastësi që forma e tij më e mirë erdhi kur ai kishte shumë ndeshje sepse kjo ishte koha kur ai nuk mund të hante aq shumë”.

Tifozët listojnë lojtarët që nuk e kanë përmbushur potencialin që kishin - në listë është edhe Adnan Januzaj
Lexo po ashtu Tifozët listojnë lojtarët që nuk e kanë përmbushur potencialin që kishin - në listë është edhe Adnan Januzaj

“Unë do të them diçka për Anderson – nëse ai do të kishte qenë një futbollist profesionist, ai do të mund të ishte më i miri në botë”.

“Jam duke thënë shumë seriozisht. Nuk e di nëse ai ka marrë ndonjë gjë. Ai thjesht e donte jetën në një mënyrë kaq të lehtë dhe të rastësishme”.

“Në disa mënyra, kjo ishte një cilësi. Ishte ajo që e bëri atë kaq të popullarizuar dhe një nga lojtarët më të njohur në klub. Por ai thjesht do të hante çdo gjë që do t’i vihej para tij”, përfundoi ish-mbrojtësi i Unitedit.

Anderson bëri vetëm 181 paraqitje për Unitedin, që kur u nënshkrua nga Gremio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori