LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Fulvio Valcareggi: Dybala do të kalojë nga Juventusi te Interi

Agjenti Fulvio Valcareggi: Dybala do të kalojë nga Juventusi te Interi

Agjenti Fulvio Valcareggi ka bërë një parashikim befasues, duke pretenduar se Paulo Dybala tashmë ka vendosur të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë dhe t’i bashkohet Interit.  

Agjenti i cila nuk punon me Dybalan, ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, duke dhënë edhe disa detaje.


Kontrata aktuale e Dybala zgjat vetëm deri më 30 qershor dhe negociatat për një zgjatje me sa duket kishin përfunduar dhe kishte mbetur vetëm hedhja e nënshkrimit.

Kalimi i Dushan Vlahovic nga Fiorentina te Juven për 67 milionë euro plus 8 milionë euro bonuse e komplikon më tej situatën.

“Paulo Dybala do të shkojë te Interi, do ta shihni. Raporti i tij me drejtorët e Juventusit është prishur plotësisht. Gjithçka është në vend që ai të shkojë në Inter”.

“Do të jetë një transferimi i madh për Nerazzurrët, gjithçka ka përfunduar!”, ka thënë Valcareggi.

Kjo nuk është hera e parë që Dybala është lidhur me Interin, ku ai do të ribashkohej me drejtorin e përgjithshëm Beppe Marotta, njeriun që fillimisht e bleu atë te Juventusi nga Palermo në 2015 për 41 milionë euro.

Bardhezinjtë kishin rënë dakord me sa duket për një kontratë 10 milionë euro për sezon, vetëm për t’u rikthyer më pas dhe për të shtyrë diskutimet deri në shkurt.

Dybala ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asistime në 23 ndeshje konkurruese deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori