LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vite më parë parashikoi si do të duket bota në vitin 2022, shumica dolën të jenë të vërteta – eksperti i IT-së zbulon si do të duket 2032-ta

Dhjetë vite më parë parashikoi si do të duket bota në vitin 2022, shumica dolën të jenë të vërteta – eksperti i IT-së zbulon si do të duket 2032-ta

Parashikimet e disa fanatikëve të teknologjisë së re, qysh 10 vite më parë kanë parashikuar sesi do të duhet bota në vitin 2022 – që po dalin të jenë të vërteta.

Tom Scott ka ndarë opinionin e tij për atë sesi do të duket bota në vitin 2022, në një video që e publikoi në kanalin e tij në YouTube, e prej atëherë me vëmendje ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve.

YouTuberi ka parashikuar se kufijtë në ekranet e telefonave të Apple do të zvogëlohen, dhe se kompania gjigante do të ndryshojë fontin e saj në dekadën e ardhshme.


Gjithashtu ka parashikuar me saktësi të paparë që 5G do të “pushtojë Britaninë”, sikurse që ky rrjet do të ketë qasje në internet – por ka pranuar se një gjë e tillë nuk ka qenë e vështirë për t’u qëlluar.

Scott ka theksuar se ka bërë disa parashikime të gabuara sa i përket avancimit të teknologjisë, kështu nuk ka parashikuar që përdorimi i pajisjeve mobile do të kenë prioritet në raport me kompjuterët dekstop.

“Vetëm këtë lëshim e kam bërë. Asokohe pati filluar tranzicioni, e këtë nuk e kam vërejtur”, tha ai.

YouTuberi, që ka afro 5 milionë ndjekës, ka parashikuar që Apple do të prezantojë kufjet e Apple të pajisura me kamerë e mikrofon që do të regjistrojnë tërë kohën jetën tonë.

“Njerëzve nuk po u pëlqen tani ideja të mbajnë në mend të gjitha dhe të shpërndajnë informtata nëpër korporata”, shtoi Scott.

Scott ka pranuar se nuk e kishte vërejtur në kohë trendin e rënies së popullaritet të bllogjeve.

Në fund të vitit 2000, ishte bërë trend që njerëzit në masë të madhe të fillojnë me bllogje – që ishin praktikisht forume për shkruarjen e ideve dhe shpërndarjen e informacioneve në rrjet.

E në fund të vitit 2010, një gjë të tillë e konfirmoi Twitter, ku përdoruesit mund të ndanin bindjen e tyre me shtypjen e një butoni – të gjitha në një kohë.

Tani Scott po parashikon se çfarë do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme duke filluar nga tani – që përmbajtja e formave të shkurtra do të dominoj mbi videot e gjata në platformat siç janë YouTube.

“Mendoj që video e shkurta do të jenë trend në YouTube ashtu siç ka vepruar Twitter – duke i lënë në “hije” bllogjet”, shtoi ai.

“Njerëzit akoma do të bëjnë video me forma të përmbajtjes së gjatë dhe akoma do të ketë interesim dhe shikues, por formati i shkurtër është më i thjeshtë dhe do të ketë çdo herë e më shumë. Kam një parandjenjë të keqe që videot e shkurtra do të fitojnë falë numrit të madh të shikimeve”, tha ndër tjera Scott.

Madje pranoi se “koha e bumit” për platformat si YouTube do të shuhet deri më 2032, kurse Google do të shqyrtojë mundësinë e fikjes së plotë të sistemit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
The Guardian largohet nga platforma X, reagon Musk: Kjo gazetë është makinë propagande

The Guardian largohet nga platforma X, reagon Musk: Kjo gazetë është makinë propagande

Teknologji
WhatsApp mohon raportimet se platforma e saj po eksploron vendosjen e reklamave

WhatsApp mohon raportimet se platforma e saj po eksploron vendosjen e reklamave

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Spotify njofton mënyra të reja se si përdoruesit mund të fitojnë para në platformë

Spotify njofton mënyra të reja se si përdoruesit mund të fitojnë para në platformë

Teknologji
Bill Gates: Për shkak të inteligjencës artificiale, njerëzit mund të punojnë vetëm tre ditë në javë

Bill Gates: Për shkak të inteligjencës artificiale, njerëzit mund të punojnë vetëm tre ditë në javë

Në listën e shpikjeve më të mira, një prej tyre akoma nuk është prezantuar

Në listën e shpikjeve më të mira, një prej tyre akoma nuk është prezantuar

Teknologji
Kalo në kategori