LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp mohon raportimet se platforma e saj po eksploron vendosjen e reklamave

WhatsApp mohon raportimet se platforma e saj po eksploron vendosjen e reklamave

Kreu i WhatsApp të premten mohoi një raport të Financial Times ku thuhej se platforma e mesazheve ishte duke eksploruar reklama teksa provonte të rriste fitimin.

Aplikacioni nga disa analistë shihet si një mundësi e artë e rritjes, edhe disa vite pasi Meta e kishte blerë platformën në vitin 2014 për një shifër prej 19 miliardë dollarëve, e që është blerja e tyre më e madhe.


Raporti i FT thotë se disa ekipe në Meta kanë diskutuar se nëse duhet të shfaq reklama në listën e bisedave me kontaktet në ekranin e WhatsApp, por nuk është marrë akoma asnjë vendim final, raporton Reuters, percjell Telegrafi.

Meta po diskutonte gjithashtu se duhet të vendoste një tarifë abonimi për të përdorur aplikacionin pa reklama, shtoi raporti, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

“Kjo storje e @FT është e rreme. Ne nuk po jemi duke e bërë këtë,” tha kreu i WhatsApp Will Cathcart në një postim në platformën e mediave sociale X.

Meta nuk ofron publikisht fitimet e WhatsApp, por Visible Alpha vlerëson se platforma vetëm gjatë 3 mujorit të fundit kishe gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, gjë përfaqëson një vlerë prej afro 3 për qind të të gjithave fitimeve nga kompania e rrjeteve sociale.

Çdo veprim për të përfshirë reklama në WhatsApp do të mund të rezultonte jo edhe aq e popullarizuar me përdoruesit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Kalo në kategori