LAJMI I FUNDIT:

​Dëshmitari ekspert i mbrojtjes së Nasim Haradinajt do të dëgjohet edhe të premten

​Dëshmitari ekspert i mbrojtjes së Nasim Haradinajt do të dëgjohet edhe të premten

Dëshmitari ekspert në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Robert Reid do të dëgjohet edhe në seancën e së premtes në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai do të merret në pyetje nga prokurorja, Valeria Bolici, e cila sot ndër të tjera është interesuar ta pyes atë për gjykimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi dhe deklaratat e atëhershme për frikësim të dëshmitarëve, gjë e cila është kundërshtuar nga mbrojtja.

Bolici ka paraqitur një intervistë që Reid e kishte dhënë kohë më parë duke i thënë se aty ai përshkruan një situatë frikësuese për dëshmitarët në Kosovë.

“Është njësoj sikur të jesh tradhtar për kauzën, pra është gjithmonë kjo njësia dhe ti mund të flasësh për shembull me prokurorët e çështjeve ose me hetuesit dhe ata mund të shkojnë për të folur me dëshmitarin, ditën e parë është në rregull pastaj të nesërmen dëshmitari ka ikur fare është larguar nga vendi ose refuzojnë të intervistohen më tej, pra siç e thash në intervistë unë nuk është se i vë gishtin një organizate ose individi specifik por kjo është situate e përgjithshme”, ka thënë dëshmitari ekspert.


Ndërsa, prokurorja ka vazhduar ta pyes atë për gjykimin ndaj Ramush Haradinajt në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi.

“Ishte një proces gjyqësor shumë i vështirë, vetëm kaq mund të them, dëshmitarët që ishin intervistuar refuzuan që të jepnin dëshmi”, ka thënë Reid.

Këto pyetje i ka kundërshtuar avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, duke thënë se nuk lidhën me çështjen për të cilën po dëshmon Reid.

Sipas Cadman, prokurorja Bolici po trajton çështje të historisë dhe të njëjtat nuk janë të rëndësishme për rastin për të cilin po mbahet gjykimi dhe po dëgjohet dëshmitari ekspert.

Prokurorja Valeria Bolici ka bërë të ditur se ka edhe disa pyetje që do t’i shtrojë për dëshmitarin dhe të njëjtat kanë të bëjnë me nxjerrjen e disa dokumenteve. Seanca me këto pyetje do të vazhdojë ditën e premte më 28 janar.

Rober Reid, i cili është dëshmitar eksperti i mbrojtjes së Nasim Haradinajt, dëshminë e tij e ka mbështetur në përvojën e tij të punës 25 vjeçare si oficer policie dhe atë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi.

Në ditën e parë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara në Hagë, Reid ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka ndjekur praktikat më të mira të procedurave gjatë operacioneve në zyrat e organizatës në shtator të vitit 2020.

Reid, i cili ka qenë shef i operacioneve në zyrën e Prokuronit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, ka thënë se në rastin OVL-UÇK prokuroria nuk i ka ndjekur udhëzimet e punës që janë përdorur në TPNJ.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Vuçiq: Nesër do të shkoja në Mitrovicë, po të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare

Vuçiq: Nesër do të shkoja në Mitrovicë, po të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare

Lajme
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Politikë
Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Lajme
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Politikë
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

Lajme
Kalo në kategori