LAJMI I FUNDIT:

Mbi 43 mijë fëmijë të lindur në 2021, Rama: Edhe këtë vit, garantojmë bonusin e bebes

Mbi 43 mijë fëmijë të lindur në 2021, Rama: Edhe këtë vit, garantojmë bonusin e bebes

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të garantojë bonusin për bebet edhe përgjatë këtij viti.

Rama shkruan se gjatë vitit 2021, kanë lindur 43.581 fëmijë.

Postimi i Edi Ramës:


43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.

Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.

40,000 lek për fëmijën e parë;

80,000 lek për fëmijën e dytë;

120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej. /TCH/