LAJMI I FUNDIT:

Arsenali këmbëngul për transferimin e Alexander Isak

Arsenali këmbëngul për transferimin e Alexander Isak

Alexander Isak vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit e rinj më të mirë në botë.

Sulmuesi i talentuar suedez mbetet dëshira kryesore e Arsenalit për repartin ofensivë, por Topçinjtë nuk e kanë për ngutë për ta transferuar atë në janar.


Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette priten të largohen më së largu në verë nga Arsenali dhe londinezët po e shohin suedezin si sulmuesin e tyre të së ardhmes.

22-vjeçari ka kontratë afatgjate me Real Sociedad deri në verën e vitit 2026, por dëshira e tij është të transferohet në futbollin anglez.

Isak

Përveç Topçinjve, interesim për sulmuesin suedez kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Manchester City, Chelsea dhe Manchester United. Isak këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 24 ndeshje zyrtare.

Real Sociedad është gati të heqë dorë nga xhevahiri i tyre, por kërkon të fitojë së paku 60 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori