LAJMI I FUNDIT:

Klubet e futbollit shpenzuan 4.3 miliardë euro për transferimet e lojtarëve në vitin 2021

Klubet e futbollit shpenzuan 4.3 miliardë euro për transferimet e lojtarëve në vitin 2021

FIFA ka publikuar të dhënat zyrtare për vitin 2021, ku në raport janë regjistruar transferimet e lojtarëve profesionistë dhe amatorë.

Janë 54.739 transferime ndërkombëtare, 19.372 futbollistë profesionistë (meshkuj dhe femra) dhe 35.367 amatorë.


Ka një rritje prej 5,1% krahasuar me vitin 2020, ku kishte 18,068 transferime ndërkombëtare nga 179 kombësi të ndryshme, duke treguar një rikthim në nivelet e vitit 2019 pavarësisht pandemisë.

Paratë e lëvizura nga transferimet janë 4,2 miliardë euro, që paraqet një rënie prej 13,6% krahasuar me vitin 2020 dhe 33,8% krahasuar me rekordin historik të regjistruar në vitin 2019.

Futbolli i femrave vazhdoi të rritet në mënyrë të qëndrueshme në vitin 2021.

Ndryshe nga meshkujt ku flitet për miliarda euro, shpenzimet totale për transferimet e lojtareve profesioniste femra u rritën për 72.8%, nga 1 në 1.8 milionë euro.

Që nga korriku 2020, sistemi i transferimeve të FIFA-s përfshin shumicën e transferimeve edhe në nivel amator.

Kështu, kjo është hera e parë që regjistrohen të gjitha nënshkrimet për të gjithë vitin.

Viti 2021 ka dhënë disa rezultate mbresëlënëse: 35,367 transferime të lojtarëve amatorë nga 202 kombësi janë bërë midis 17,571 klubeve nga 201 shoqata anëtare.

Romelu Lukaku, Jadon Sancho, Achraf Hakimi, Raphael Varane, Tammy Abraham, Ibrahmia Konate, Martin Odegaard, Diallo, Edouardo Camavinga dhe Bryan Gil ishin transferimet më të shtrenjta të vitit 2021.

Man United, Chelsea, Leipzig, Roma dhe Arsenal ishin pesë klubet që shpenzuan më shumë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori