LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Podujevë

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Podujevë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur më 6 janar, rreth orës 18:00.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/