LAJMI I FUNDIT:

Këto janë aplikacionet më të njohura, pas TikTok

Këto janë aplikacionet më të njohura, pas TikTok

Apptopia ka publikuar një renditje vjetore të aplikacioneve më të njohura.

Sipas statistikave, softueri më i njohur gjatë vitit 2021 ishte ai që shfaqet rregullisht në media.

Lista e kombinuar e aplikacioneve për Android dhe iOS tregon se aplikacioni celular më i popullarizuar në botë ishte TikTok.


Në vendin e dytë dhe të tretë janë Instagram dhe Facebook, të ndjekur nga WhatsApp dhe Telegram në vendin e katërt dhe të pestë.

Në vendet tjera janë Snapchat, Zoom, Messenger, CapCut dhe Spotify.

I sapoardhuri në këtë listë, krahasuar me vitin e kaluar, është CapCut – një program për përpunimin e videove. Programi është në pronësi të ByteDance (gjithashtu pronar i TikTok), dhe aplikacioni është krijuar posaçërisht për shërbimin popullor.

Është interesante se një studim i fundit tregon se TikTok është faqja më e popullarizuar në internet, madje e ka tejkaluar Google. /Telegrafi/