LAJMI I FUNDIT:

Osmani për deklaratën e Ramës: Askund nuk shkruan se Shqipëria duhet ta presë RMV-në për anëtarësim në BE

Osmani për deklaratën e Ramës: Askund nuk shkruan se Shqipëria duhet ta presë RMV-në për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së Bujar Osmani, ka komentuar deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili tha se do të kërkojë që Shqipëria të ndahet nga RMV në rrugëtimin drejt BE-së.

Në një prononcim për “Klan Maqedoni”, Osmani tha se do të ishte më e mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, bashkërisht të anëtarësohen në BE, por theksoi se “askund nuk shkruan se duhet ta presin njëra-tjetrën”.


“Në procesin formal nuk ka lëvizje në grupe, procesi është individual, secili vend ecë drejt BE-së me shpejtësinë dhe dinamikën që e imponon vet. Kjo çështje e paketimit dhe grupimeve, janë vendime joformale politike për të krijuar dinamikë rajonale, të cilat në të shumtën e rasteve ndihmojnë, por nuk është rasti me ne”.

“Mendoj që edhe Shqipërisë edhe RMV-së do t’u ndihmonte një dinamikë e përbashkët. Mirëpo, askund nuk shkruan se Shqipëria duhet ta presë Maqedoninë, dhe Maqedonia ta presë Shqipërinë. Secili vend që i ka plotësuar kushtet duhet të fillojë bisedimet”, tha mes tjerash Osmani.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se nëse brenda 6 muajve të ardhshëm Bullgaria vazhdon të vendosë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të kërkojë ndarjen me këtë shtet sa i takon rrugës për çeljen e negociatave për integrimin e vendit në BE.

“Jemi në një faze absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria. Kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse ata do ta mbështesnin një qasje të re të politikës sonë të jashtme. Që do të thotë se nëse në fund të qeverisjes franceze, dmth 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm Bullgaria të vendos të bëjë veton, do të fillojmë që të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. është3 vendim me peshë në një natyrë strategjie”, tha Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori