LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vendimi i Qeverisë nuk ofron zgjidhje, legalizon ndaljen e rrymës

Krasniqi: Vendimi i Qeverisë nuk ofron zgjidhje, legalizon ndaljen e rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke akuzuar Qeverinë Kurti për dështimin e zgjidhjes së krizës energjetike, ka thënë se fatkeqësisht kjo qeveri nuk ka treguar as vetëbesim për të ofruar zgjidhje të kësaj krize.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, deputeti Krasniqi theksoi se me vendimin e Qeverisë të sjellë në Kuvend këtë vendim, nuk po kërkohet zgjidhje, por siç tha ai vetëm legalizim për shkëputjen e rrymës për qytetarët.

“Kosova është në krizë energjetike, kjo krizë ne të cilën po kalon vendi është krizë reale dhe e prekshme për secilin qytetarë të Kosovës. Mënyra më e drejtpërdrejt se si e ndiejnë qytetarët këtë krizë, janë reduktimet e rrymës. Reduktimet meqenëse janë fakt dhe diçka që po e përjetojnë tash e disa ditë me radhë qytetarët tanë, nga ajo që e pashë, nga vendimi që e keni sjellë, krejt çka po kërkoni është që të legalizoni shkëputjen e rrymës për qytetarët e Kosovës. Më shumë se dy javë i ka që ne si PDK, iu kemi kërkuar që të vini me një vendim për shpalljen e gjendjes emergjente. Ajo që neve po na intereson është zgjidhja për krizën, sa do e vonuar që është”, tha Krasniqi.


“Qeveria, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet përgjegjëse përfshirë edhe kuvendin dhe neve si deputet duhet të shohim tek rrugëdalja drejt kësaj zgjidhje. Ka pasur vlerësime dhe mendime të ndryshme për shteg-dalje, por fatkeqësisht më së paku për këtë çështje ka menduar qeveria. Fatkeqësisht deri më sot nuk kemi parë qeverinë të ketë treguar as vetëbesim për të ofruar zgjidhje. E kur nuk ka zgjidhje, atëherë më së lehti është me pasur akuza”, ka shtuar ai.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori