LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi duhet ta njoftojë PSG-në më shkrim nëse fillon bisedimet me Kylian Mbappen

Real Madridi duhet ta njoftojë PSG-në më shkrim nëse fillon bisedimet me Kylian Mbappen

Gjashtë ditë kanë mbetur deri te 1 janari i shumëpritur, ku fillon edhe viti i ri 2022, me këtë nënkupton se automatikisht Kylian Mbappe mund të fillojë të negociojë me Real Madridin, apo çdo klub që dëshiron.

Kjo situatë rrjedh si pasojë që lojtari është në gjashtë muajt e fundit të kontratës që e lidh aktualisht me Paris Saint Germain.

Pyetja e madhe tani është të dihet se kur do të fillojnë ato negociata, nëse ato do të bëhen menjëherë.


Real Madrid e ka parasysh së në raundin eliminator të Liga e Kampionëve do të luajë ndaj PSG-së dhe vet francezi do të preferojë të presë derisa të përfundojnë këto dy ndeshje.

E vërteta është se kur të nisin këto negociata, Real Madridi do të duhet t’ia bëjë të ditur PSG-së. Kjo të paktën e përcakton neni 18 i Rregullores dhe statusit të transferimit të lojtarëve të FIFA-së.

Rregulli fjalë për fjalë thotë se: “Një klub që dëshiron të lidhë një kontratë me një lojtar profesionist duhet t’ia komunikojë qëllimin klubit të lojtarit me shkrim përpara se të fillojë negociatat me lojtarin.”

Duket qartë se Real Madridi duhet ta bëjë këtë komunikim me shkrim me PSG-në. Në të njëjtin paragraf gjithashtu shkruhet “Një lojtar profesionist do të ketë lirinë të nënshkruajë kontratë me një klub tjetër nëse kontrata me klubin aktual ka skaduar ose do të përfundojë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh”, situatë në të cilën do të gjendet sulmuesi francez që prej 1 janarit.

Duhet theksuar fjalia e fundit e të njëjtit tekst ku rregullorja shpall se: “Çdo shkelje e kësaj dispozite do t’i nënshtrohet sanksioneve përkatëse”.

Një detyrim që jo të gjitha klubet e respektojnë, por ka precedentë ku klubi që dëshiron të nënshkruajë këtë lojtar të ri i ka komunikuar ekipit ku mbaron kontrata, dëshirën për të nënshkruar lojtarin.

Jo vetëm rregulloret e FIFA-së e përfshijnë këtë procedurë. Gjithashtu në rregulloren e përgjithshme të Federatës Spanjolle të Futbollit është i njëjti rregull.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do arrihet ndonjë marrëveshje paraprake, apo Mbappe do bëjë një kthesë të papritur dhe të rinovojë kontratën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori