Pasionin e saj për punë dore, Eglantina Nikqi e shndërroi në biznes fitimprurës gjatë pandemisë COVID-19.
Punëtorinë e saj të vogël, ajo e improvizoi në banesën ku jeton në Prishtinë.
“Në kohën kur u mbyllëm [si pasojë e masave kufizuese ndaj pandemisë], kisha kohë të lirë për t’u marrë me shumë gjëra. Kam pasur prirje për punë dore, por nuk kam pasur kohë të merrem, ta zhvilloj pasionin”, thotë Eglantina.
Me duart e saj, 38-vjeçarja krijon aksesorë, veshmbathje, stoli e gjëra të tjera.
Ato më pas i nxjerr online, ku edhe i bëhen porositë.
Pandemia COVID-19 shpërtheu në mars të vitit 2020, duke imponuar kufizime në lëvizje dhe mbyllje shërbimesh.
Kompania private, ku Eglantina punonte si kontabiliste, ndërpreu punën përkohësisht dhe ajo nuk dëshironte të mbetej pa ndonjë angazhim.
“Për diçka për të cilën jeni të pasionuar, mund të gjenden mënyra për të fituar para gjatë këtyre kohërave të vështira”, tregon ajo.
Kufizimet që solli pandemia mbyllën afro 3,000 biznese në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2021, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë.
Por, shoqatat ekonomike thonë se numri i atyre që humbën punën gjatë pandemisë, është më i lartë.
Sipas të dhënave të Aleancës Kosovare të Biznesit, mbi 50,000 qytetarë humbën vendin e punës dhe rreth 20,000 biznese të sektorëve të ndryshëm falimentuan.
Eglantina thotë se nisi biznesin edhe nga frika për pasiguri financiare në të ardhmen.
“Rrjeteve sociale, ku fillova t’i shes produktet e mia, u bëra reklamë. Në fillim punoja fjongo për flokë dhe maska për t’u mbrojtur nga Coronavirusi. Filluan edhe porositë e para dhe kështu vazhdon edhe tani”, shprehet Eglantina.
Disa muaj pas ndërprerjes, ajo rinisi punën e rregullt si kontabiliste, por nuk e la anash as biznesin, të cilit i përkushtohet pasditeve ose mbrëmjeve.
Në muajin dhjetor, ajo u bë pjesë e panairit “Gratë në biznes”, i organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës. Në këtë ngjarje, Eglantina ekspozoi produktet që i bëri gjatë pothuajse dy vjetëve pandemi.
“Edhe në panair kishte interesim për produktet e mia. Më shumë nga ndërkombëtarët; ata i vlerësojnë më shumë produktet që punohen me dorë. Neve në Kosovë na duken shtrenjtë. Sigurisht që janë më shtrenjtë se është më vështirë të punohen”, thotë ajo.
Produktet e saj kushtojnë nga 2 euro deri në 60 euro.
Eglantina synon që një ditë ta rrisë biznesin e saj dhe të punësojë gra që mund të punojnë gjëra të ndryshme, e që mund t’i eksportojnë më pas në vende të tjera.
“Jam në kërkim të granteve, që do të më mundësonin ta zgjeroj biznesin tim”, përfundon Eglantina.
Sipas statistikave zyrtare, vetëm 14 për qind e grave në Kosovë janë të punësuara, ndërsa rreth 9 për qind e bizneseve në vend janë në pronësi të grave. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker