LAJMI I FUNDIT:

Sevilla rivalizon Barcelonën në garën për transferimin e Cavanit

Sevilla rivalizon Barcelonën në garën për transferimin e Cavanit

Sevilla ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin uruguaian të Manchester Unitedit, Edinson Cavani .

Sulmuesi uruguaian me përvojë të madhe mund të largohet nga Unitedi pas Vitit të Ri, pasi e ka gjetur të kufizuar kohën e lojës që nga nënshkrimi i Cristiano Ronaldos.


Megjithatë, klubet e interesuara për të nuk mungojnë dhe tashmë më së shumti oferta vijnë nga La Liga.

Ferran Torres dhe Cavani janë objektivat kryesore të transferimit për Xavin
Lexo po ashtu Ferran Torres dhe Cavani janë objektivat kryesore të transferimit për Xavin

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Sevilla është vënë seriozisht në garën për transferimin e Cavanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Barcelona ishte gjithashtu e lidhur me Cavanin këtë javë, por ato thashetheme duket se janë ftohur tashmë.

Cavani ka vetëm edhe gjashtë muaj në kontratën e tij me klubin nga Old Trafford, por Unitedi si duket do të pranojë largimin e tij para kohe. /Telegrafi/