LAJMI I FUNDIT:

Ferran Torres dhe Cavani janë objektivat kryesore të transferimit për Xavin

Ferran Torres dhe Cavani janë objektivat kryesore të transferimit për Xavin

Barcelona do të bëjë lëvizje për sulmuesin anësor të Manchester Cityt, Ferran Torres dhe qendërsulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavani, në afatin kalimtar të janarit.

Kontaktet janë bërë me të dy lojtarët, me bisedimet fillestare që shkojnë mirë dhe të dy janë të interesuar për një lëvizje në Camp Nou, por çdo marrëveshje do të jetë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar.


Së pari, të dy lojtarët do të vinin në klub në rrethana krejtësisht të ndryshme. Torres do të ishte një opsion afatgjatë, me një marrëveshje pesëvjeçare të vendosur në tavolinë, dhe ai është dikush që Xavi e sheh si një pikë qendrore në sulm në sezonet në vijim.

Barcelona e gatshme të ngrit ofertën për transferimin e Ferran Torres
Lexo po ashtu Barcelona e gatshme të ngrit ofertën për transferimin e Ferran Torres

Në moshën 34-vjeçare, Cavani do të ishte më shumë një përforcim deri në fund të këtij sezoni, megjithëse marrëveshja e tij mund të zgjatet edhe për një vit.

Megjithatë, nëse njëra prej marrëveshjeve do të realizohet, fatura e madhe e pagave të klubit do të thotë që ndonjë lojtarë tjetër do të duhet të largohen së pari, gjë që nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

Ka disa lojtarë që mund të hapin rrugë, por me pagat e tyre të larta do të jetë e vështirë t’u gjesh një klub të ri, veçanërisht duke pasur parasysh situatën financiare në të cilën gjenden shumë klube këto ditë – por nuk do të ketë nënshkrime derisa të ketë disa largime.

Më pas, do të duhet të bëhet një marrëveshje me dy klubet e Mançesterit . Transferimi i Cavanit nuk duhet të përbëjë shumë probleme, me uruguaianin që nuk luan në nivelin që pritet prej tij në Old Trafford, kështu që Unitedi do të jetë i gatshëm ta lërë të largohet.

Cavani e ka pranuar ofertën e Barcelonës, do të transferohet në janar
Lexo po ashtu Cavani e ka pranuar ofertën e Barcelonës, do të transferohet në janar

Megjithatë, largimi i Torresit nga Etihad do të jetë një çështje shumë më e ndërlikuar, me skuadrën e Pep Guardiolës që kërkon 70 milionë euro për reprezentuesin spanjoll – para që Barcelona thjesht nuk i ka.

Një marrëveshje duke përfshirë Ousmane Dembele është diskutuar, por City nuk është i interesuar dhe nëse nuk e ulin çmimin e kërkuar, është e vështirë të shihet se si Barcelona do të jetë në gjendje të marrë lojtarin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori