LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Empoli 2-4 Milan, Kessie dhe Bajrami më të mirët

Notat e lojtarëve: Empoli 2-4 Milan, Kessie dhe Bajrami më të mirët
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani i ka marrë pikët në përballjen ndaj Empoli për të vazhduar ndjekjen e Interit në garën për titullin e Serie A.

Edhe pse mysafirët shënuan katër gola dhe i pranuan dy, nota e tyre mesatare nuk është shumë më e lartë se nikoqirëve.


Golashënuesi i dyfishtë, Franck Kessie (8.4), ka marrë notën më të lartë në këtë takim, i ndjekur nga Alexis Saelemaekers (7.6).

Milani kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Empoli
Lexo po ashtu Milani kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Empoli

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami (7.5), ka bërë paraqitjen më të mirë te skuadra vendase. Ndërkaq, portieri Guglielmo Vicario (6.0) ka marrë vlerësimin më të ulët për katër golat e pranuar.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Empoli 2-4 Milan. /Telegrafi/