LAJMI I FUNDIT:

Tuchel i kërkon Chelseat të provojë përsëri transferimin e Koundes

Tuchel i kërkon Chelseat të provojë përsëri transferimin e Koundes

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, mbetet i etur për të nënshkruar me mbrojtësin francez të Sevillas, Jules Kounde.

Kounde ishte një objektiv i konfirmuar për Tuchel verën e kaluar dhe ishte duke pritur në Paris në ditën e fundit, duke shpresuar që të dy klubet të arrinin marrëveshjet.

Megjithatë, klubi spanjoll, Sevilla refuzoi të zvogëlojë çmimin e kërkuar dhe transferimi nuk u materializua.


De Ligt, Kounde dhe Insigne: Chelsea po projekton skuadrën e ëndrrave me ndryshimet që do t’i bëjë
Lexo po ashtu De Ligt, Kounde dhe Insigne: Chelsea po projekton skuadrën e ëndrrave me ndryshimet që do t’i bëjë

Tuchel mbetet i etur për Koundes dhe po shtyn që Chelsea të provojë përsëri transferimin muajin e ardhshëm.

Në të vërtetë, sipas ESPN, Tuchel ka qenë prej kohësh një tifoz i francezit dhe u përpoq ta nënshkruante atë për PSG-në kur mbrojtësi ishte me Bordeaux.

Tuchel dhe Chelsea duhet të veprojnë në ‘merkato’ pasi Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta, Thiago Silva dhe Antinio Rudiger të gjithë mbesin pa kontrata në qershor. /Telegrafi/