LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Rastet me Omicron dyfishohen të paktën çdo 3 ditë

OBSH: Rastet me Omicron dyfishohen të paktën çdo 3 ditë

Varianti Omicron i coronavirusit po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta në vendet me transmetim të dokumentuar në komunitet, derisa numri po dyfishohet nga 1.5 deri në 3 ditë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një përditësim të shtunën, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha Omicroni është raportuar në 89 vende.


Varianti me mutacion të lartë po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë, tha OBSH.

Agjencia e caktoi Omicronin një variant shqetësues më 26 nëntor, menjëherë pasi u zbulua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, dhe ende nuk dihet shumë për të. Shkencëtarët mbeten të pasigurt se sa i rrezikshëm është, por të dhënat e hershme sugjerojnë se mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave dhe më i transmetueshëm se varianti Delta.

“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicron”, tha OBSH në përditësimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori