LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Grup jo i lehtë, kundërshtarë të respektuar

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Grup jo i lehtë, kundërshtarë të respektuar
Kreu i FFK-së, Agim Ademi

Goglat e shortit edhe një herë e vendosen Kosovën në grup me Greqinë në Ligën e Kombeve me të cilin është përballur edhe në edicionin e kaluar të kësaj gare, por edhe në eliminatoret e fundit të Botërorit 2022.

Dardanët janë përfshirë në Grupin 2 të Ligës C, ku krahas Greqisë janë edhe Irlanda e Veriut, si dhe fituesi i ndeshjes Qipro-Estoni.

Këto dy të fundit do të luajnë në ndeshjen e “play-aut”-it për t’u përcaktuar se cila do të mbetet pjesë e Ligës C, e cila do të bie në Ligën D.


Presidenti i FFK-së. Agim Ademi pas tërheqjes së shortit është prononcuar për faqen zyrtare, teksa e ka vlerësuar grupin e Dardanëve si pozitiv dhe mundësi për t’i treguar vlerat tona në Ligën C.

“Mund të them se ishte një short jo i lehtë për ne, pasi kemi të bëjmë me ekipe që gëzojnë respekt në futbollin evropian. Sidoqoftë, ndoshta është mirë që shmangëm disa prej kombëtareve të papërshtatshme”.

“Grupi është goxha i nivelizuar, pa marrë parasysh se nga cilat vazo vijnë kundërshtarët”.

“Greqinë e njohim tashmë shumë mirë, ngase kemi katër ndeshje kundër tyre, derisa me ekipet tjera do të përballemi për herë të parë. Unë kam besim në djemtë tanë dardanë dhe besoj në forcën e ekipit”.

“Me ndihmën e tifozëve jam optimist se Kosova në fund të këtij edicioni të Ligës së Kombeve do të jetë e para në Grupin 2 të Ligës C”, ka thënë presidenti Ademi.

Ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kombeve do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kalo në kategori