Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Bashkëpunimit Zhvillimor për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar.
“Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishm”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, nga ky kompensim do të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, po ashtu edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ndaj të cilit do të ndikojë në ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës së përgjithshme të këtij shërbimi.
“Theksojmë që institucionet daneze i kanë vlerësuar pozitivisht trajtimin e të dënuarve në Kosovë dhe kapacitetet tona në këtë drejtim. Kjo është mundësi drejt një bashkëpunimi të afërt mes dy shteteve tona, duke thelluar partneritetin strategjik mes nesh”.
Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se për këtë marrëveshje ishte biseduar qysh nga qeveria e kaluar.
Por sipas saj meqenëse nuk ishin respektuar procedurat e Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, kishte marrë vendim që të kthehet e gjithë çështja në pikën zero, dhe tani kanë arritur një marrëveshje në parim rreth këtyre qelive.
Haxhiu po ashtu njoftoi se në Kosovë për këtë çështje të hënën do të vijë në Kosovë, ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup.
“Në momentin kur kam pranuar detyrën si ministre e Drejtësisë jam njoftuar për një punë pothuajse të përfunduar të kabinetit të kaluar qeveritar, gjegjësisht të qeverisë së kaluar që kishte të bënte me shfrytëzimin e qendre korrektuese në Republikën e Kosovës si kërkesë e MD-së daneze.
Qëllimi ishte që 300 vende në një prej qendrave korrektuese të Republikës së Kosovës të shfrytëzohen nga Danimarka dhe për faktin se asokohe nuk ishin respektuar procedurat, gjegjësisht sipas Ligjit për Marrëveshjen Ndërkombëtare sepse kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Andaj, unë kam kërkuar që të ndiqen procedurat sikurse parasheh edhe ligji, prandaj e kemi rikthyer situatën në pikën zero, mirëpo negociatat kanë vazhduar tani është arritur një marrëveshje në parim ndonëse ende nuk ka asgjë të nënshkruar.
Unë e pres që ministri danez të vijë në Kosovë të hënën, pra do bëjmë një takim në Prishtinë, do të vizitojmë këtë qendër korrektuese… Është fjala për Qendrën Korrektuese në Gjilan”, u shpreh ajo.
Ministrja e Drejtësisë po ashtu tregoi se për të burgosurit që do vijnë në këto 300 qeli do të vlejnë ligjet që janë të aplikueshme në Danimarkë, ndërsa theksoi se të burgosurit nuk janë persona që kanë kryer vepra për terrorizëm apo që kanë probleme mendore.
Ajo theksoi se menaxhimi i qendrës korrektuese do bëhet nga danezët, kurse mirëqenia dhe siguria e tyre do të menaxhohet nga oficerët korrektues të Kosovës.
“Të burgosurit nuk do të jenë persona që kanë vepra të terrorizmit ose që kanë probleme mendore ne kemi kërkuar që të mos përfshihen këta, do jenë persona që do të jenë të dënuar për krimet tjera, nacionaliteti do të dihet nga ministri Drejtësisë së Danimarkës. Ne jemi njoftuar ose kemi shprehur interes që të njoftohemi për vizitat e familjarëve të tyre për ligjet që do vlejnë se a do vlejnë ligjet e Kosovës apo Danimarkës.
Marrëveshja parasheh që për të gjitha këto do të kujdeset Danimarka, do të vlejnë ligjet e aplikueshme në Danimarkë, menaxhmenti do të jetë nga Danimarka, por oficerët korrektues do jenë nga Republika e Kosovës. Mirëqenia, siguria do të jetë komplet në përgjegjësinë e tyre.
Konsideroj se është një shenjë e mirë që Danimarka vlerëson se si trajtohen të burgosurit në Kosovë sepse paraprakisht është bërë një vlerësim se si shtetet, sidomos ato të Ballkanit Perëndimor, i trajtojnë të burgosurit sa respektohen të drejtat e tyre dhe Kosova ka dal ndër vendet që më së shumti i respekton të drejtat e të burgosurve”, u shpreh ministrja e Drejtësisë.
Haxhiu tha se si kompensim për këto shfrytëzimin e këtyre 300 qelive nga Danimarka, vendi ynë do të përfitojë do të ketë mbështetje financiare për investimet në energji të ripërtërishme por edhe për sundimin e ligjit.
“Kjo marrëveshje përfshinë edhe mbështetjen financiare për Republikën e Kosovës ndonëse unë detajet nuk mund t’i them sot sepse ato do shpalosen shumë shpejt po ashtu investimit në energji të ripërtërishme që është nevojë urgjente e Kosovës por edhe mbështetje përmes donacioneve në sundimin e ligjit. Konsideroj se nëse Kuvendi i Republikës së Kosovës jep mbështetje kësaj marrëveshje sepse na duhet 2/3 të votave”, theksoi Haxhiu.
Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup kishte deklaruar se kapaciteti i burgjeve në Danimarkë duhet të rritet në mënyrë që t’u bëhet vendi rreth 1 mijë të burgosurve, sipas tij në këtë aspekt Kosova do të ndihmojë duke i dhënë me qira 300 qeli burgu. Ministri danez ndër të tjera kishte deklaruar se të burgosurit vijnë nga shtetet e botës së tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje