Barcelona nuk është e interesuar për transferimin e Pogbas, Xavi nuk e pëlqen
Barcelona thuhet se nuk ka interes për të nënshkruar me yllin e Manchester United, Paul Pogba, pasi lojtari duket i papërshtatshëm për lojën e trajnerit të ri Xavi.
Sipas mediumit Diario Sport, gjatë takimit të presidentit Joan Laporta me agjentin Mino Raiola këtë javë, katër emra lojtarësh u diskutuan.
Erling Haaland është më i madhi, ndërsa pas tij vijnë Paul Pogba, Xavi Simons dhe Noussair Mazraoui – të tre klientët e Raiolas, kontratat e të cilëve skadojnë në verën e vitit 2022.
Haaland ka edhe disa vite kontratë, por ylli i Borussia Dortmund ka një klauzolë joformale në kontratën e tij që do ta lejojë atë të largohet për një tarifë fikse prej 75 milionë euro në verë.
Barcelona e dëshiron atë, por duhet të zvogëlojë komisionin për shkak të Raiolës dhe babait të Haaland për ta bërë lëvizjen ekonomikisht të mundshme.
Rasti i Mazraouit të Ajaxit dhe Simonsit të Paris Saint-Germainit nuk është aq i ndërlikuar, por rasti i Pogbas të Manchester United është.
Ashtu si Haaland, francezi do të ishte një blerje e shtrenjtë për sa i përket pagës dhe komisionit, por ndryshe nga Haaland ka pikëpyetje rreth qëndrueshmërisë së tij sportive.
Xavi thuhet se nuk beson se Pogba është profili i duhur për Barcelonën e tij dhe një transferim i lojtarit duket i pamundur në Camp Nou. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
Galatasaray konfirmon detajet financiare të transferimit të Moratas nga Milani
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin
Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet