LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me variantin Omicron në Britani dhe Danimarkë, një paralajmërim për pjesën tjetër të Evropës

Rritja e rasteve me variantin Omicron në Britani dhe Danimarkë, një paralajmërim për pjesën tjetër të Evropës

Planeti ende po gumëzhin për llojin Omicron të coronavirusit. Mbretëria e Bashkuar regjistroi të hënën vdekjen e parë të një pacienti të infektuar me Omicron.

Rastet në Danimarkë janë rritur, duke çuar në një numër rekord ditor të infeksioneve me coronavirus. Ekspertët thonë gjithashtu se tashmë janë duke u zbuluar variante të reja të Omicron, të cilat mund të jenë edhe më ngjitëse se lloji ekzistues.

Si rezultuan 200 mijë raste me Omicron në Britani?
Lexo po ashtu Si rezultuan 200 mijë raste me Omicron në Britani?

Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi dje se një person ka vdekur si pasojë e infektimit me variantin Omicron. Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid tha në parlament se Omicron do të bëhet varianti dominues në 48 orët e ardhshme, transmeton Telegrafi.


Deri në fund të javës, Omicron do të bëhet dominant edhe në Danimarkë – Britania e Madhe dhe Danimarka ndryshojnë nga vendet e tjera në atë që kryejnë analiza të sofistikuara të sekuencës gjenetike, gjë që u mundësoi atyre të zbulojnë Omicron-in përpara vendeve të tjera.

Statisticienët presin që Omicron të përfaqësojë shumicën e rasteve në Danimarkë deri të martën ose të mërkurën.

“Danimarka është lider këtu. Ne ishim një nga vendet e para që u hapëm, por vendet e tjera në Evropë do të përjetojnë të njëjtën gjë”, tha për Financial Times, Soren Reese Paludan, një profesor i biomjekësisë në Universitetin Aarhus.

Pak para Krishtlindjeve, sipas kalendarit Gregorian, Omicron do të përfaqësojë shumicën e të gjitha rasteve në Norvegji, sipas qeverisë norvegjeze, e cila ka njoftuar një paketë masash për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.

Nga brejtësit te njerëzit - si lindi varianti i ri Omicron?
Lexo po ashtu Nga brejtësit te njerëzit - si lindi varianti i ri Omicron?

Si Danimarka ashtu edhe Norvegjia presin që numri i të infektuarve rishtas të tejkalojë majat e mëparshme.

Në Norvegji, epidemiologët kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa, ata mund të kenë deri në 90 mijë deri në 300 mijë të infektuar në ditë.

Frode Forland, një epidemiolog norvegjez, tha për Financial Times se ata prisnin rreth 500 pranime në spital në ditë, pothuajse dy herë më shumë se në valën e mëparshme. Ai pret rritje eksponenciale.

“Është e pamundur të ndalosh. Strategjia e Norvegjisë është të përpiqet të zgjasë periudhën derisa infeksioni të shpërthejë”, thekson Forlan.

Shkencëtarët britanikë: Dy doza vaksine nuk mjaftojnë për ta luftuar Omicronin
Lexo po ashtu Shkencëtarët britanikë: Dy doza vaksine nuk mjaftojnë për ta luftuar Omicronin

Si pasojë, Norvegjia së shpejti do të hyjë në një ndalim katër-javor: alkooli do të ndalohet në atë vend për katër javë ndërsa qeveria ka përfshirë ushtrinë për të ndihmuar në organizimin e vaksinimeve masive, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi se shkollat fillore do të mbyllen për shkak të llojit të ri të coronavirusit – Omicron – dhe se masat aktuale kufizuese do të zgjaten deri më 14 janar.

Shkollat do të mbyllen nga 20 dhjetori, pra një javë para fillimit të festave të Krishtlindjeve, sepse fëmijët, ndër të cilët shkalla e infektimit me COVID-19 është më e larta, mund të infektojnë anëtarët e moshuar të familjes.

Ekspertët raportojnë gjithashtu se tashmë po zbulohen variante të reja të Omicron, të cilat mund të jenë edhe më ngjitëse. Gjegjësisht, rreth 10 për qind e Omicron-ëve kanë mutacionin S: 346K, i cili tashmë është parë në variantet Mu dhe B.1.640.

Megjithatë, në gjithë këtë situatë, ka edhe shpresë.

Pfizer kohët e fundit kreu një studim që tregon se jo të gjitha dozat e vaksinës janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur kundër Omicron.

Një simptomë "e pazakontë" po shfaqet tek fëmijët e prekur nga Omicroni
Lexo po ashtu Një simptomë "e pazakontë" po shfaqet tek fëmijët e prekur nga Omicroni

Siç theksuan drejtuesit e kësaj kompanie, besohet se një dozë përforcuese e vaksinës Pfizer mund të sigurojë mbrojtjen e nevojshme kundër mutacioneve të reja.

Studimi është kryer edhe për pilulat e coronavirusit dhe rezultatet janë mjaft inkurajuese.

Pilula COVID-19 e kompanisë zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 për qind nëse u jepet të rriturve me rrezik të lartë brenda ditëve nga simptomat e para, tha kompania në një njoftim për shtyp të martën.

Pfizer shpreson se përfundimisht do të jetë në gjendje t’u ofrojë pilula njerëzve për përdorim në shtëpi, përpara se ata të shfaqin simptoma për shtrimin në spital. Paklovid kombinon një ilaç të ri antiviral të quajtur nirmatrelvir me një më të vjetër të quajtur ritonavir.

Pesë shenja specifike për Omicron - dhe si dallohet nga variantet tjera
Lexo po ashtu Pesë shenja specifike për Omicron - dhe si dallohet nga variantet tjera

Pas një muaji “ndjekjeje”, studimi gjeti pesë shtrime në spital dhe asnjë vdekje në mesin e 697 njerëzve që morën ilaçin në tre ditët e para pas fillimit të simptomave. Nga 682 që morën placebo, 44 ​​u shtruan në spital, përfshirë 9 që vdiqën. Të gjithë të rriturit në këtë studim ishin të pavaksinuar.

Nëse aplikohet në pesë ditët e para pas fillimit të simptomave, efikasiteti ishte i ngjashëm – 88 për qind. Studimi tregoi gjithashtu një reduktim afërsisht 10-fish të ngarkesës virale në krahasim me placebo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori