Teksa i afrohemi Krishtlindjeve, gazetari Ryan Gilbey bisedon me aktorët që kanë luajtur Jezu Krishtin. Shkrimin e publikuar te ditorja “The Guardian”, Telegrafi e sjell si më poshtë.
Teksa Slink Johnson rritej në Arkansas, aktori I njohur i komedive në mendje e kishte një imazh specifik për Jezu Krishtin. “Ishte burrë i bardhë e me rroba të pastra”, thotë ai. “Asnjë fije floku të çrregullt. Duhet të sillesh mirë me të ose babai i tij do të të hedhë në liqen zjarri, po e di ti se çka dua të them”? Duke folur përmes Zoom-it nga shtëpia e tij në Los Anxhelos, ku rrezet qiellore diellore depërtojnë nëpër perdet pas tij, ai shton: “I mbante gjithmonë duart kështu”. Dhe, i kthen shuplakat e duarve.
Asgjë nga këto që tha nuk e përshkruan versionin e Krishtit të luajtur nga Johnsoni në serinë “Jezusi i zi”, që u dha në tri sezone në vitet 2014-2019. Krishti i Johnsonit është drogaxhi afrikano-amerikan që endet me rrobat, sandalet dhe kurorën karakteristike me gjemba, nëpër Komptonin e ditëve të sotme. Pavarësisht nga prirja për barërat e këqija, ai është me të vërtetë Mesia, jo një djalë çapkën. Mund të tallet me kërkesat për numrat e lotarisë së javës së ardhshme, por me kënaqësi e përdorë fuqinë e tij hyjnore për t’ju ndihmuar që t’a gjeni fatin tuaj (“në dhomë ndenje, divan, jastëk “). Kushdo që është i pakënaqur me fatin e jetës, përkujtohet për njeriun e madh në katin e sipërm: “Ju thashë, pilulat e kanë një plan.”
Mund të jetë kjo një nga portretizimet më joortodokse të Jezusit, por është gjithashtu ndër më të ëmblat. E rëndësishme për këtë seri është performanca e mirë e Johnsonit. “Dua të mendoj se ai e e përfaqëson më të mirën prej meje, pa disa prej përkufizimeve të mia për botën”, thotë ai. Çdo polemikë e ngjallur nga “Black Jesus” ishte e butë dhe mezi mbijetonte përballë humorit dhe optimizmit pozitiv që kishte. “Them se njerëzit prisnin të ishte e tensionuar ose tepër urbane ose geto”, thotë Johnson. “Por, e ka këtë ngrohtësi të përzemërt.”
Për më shumë, qëndrimet ndaj përshkrimeve të krishterimit janë zbutur që nga buja që rrethoi filmin “Jeta e Brajanit” nga trupa Monty Python më 1979. Ose, përkitazi me këtë, shfaqja “Jezu Krishti superyll”. Megjithëse shfaqja pranohet si shtyllë e kanunit të teatrit muzikor, premiera në Mbretërinë e Bashkuar, në Londrën e vitit 1972, u prit me protesta, siç kujton ylli i shfaqjes, Paul Nicholas. “Kishte njerëz jashtë teatrit ‘Palace’ me pankarta në duar”, thotë ai. “Ta quash superylli, Jezu Krishtin, ishte paksa e rrezikshme. Gjërat ishin mjaft të ndjeshme. Natyrisht, pasi njerëzit e panë shfaqjen, mund të shihnin se gjithçka trajtohej me shumë kujdes”.
E njëjta gjë vlen edhe për një interpretim tjetër të Jezusit që shkaktoi zhurmë më të madhe: atë të krijuar dhe interpretuar nga dramaturgia Jo Clifford te “Ungjillin sipas Jezusit, Mbretëresha e Qiellit”. “I lexova ungjijtë dhe u preka jashtëzakonisht nga figura e Jezusit”, thotë Clifford. “Për habinë time, vërtetë e admirova. Pjesën që po shkruaja e mendoja si akt përkushtimi. Thosha se nuk do të tërhiqte aspak vëmendje”. Kur shkoi në Glasgou në vitin 2009, për ta dhënë shfaqjen e saj që ka formën e një predikimi, u përball me protestuesit që kundërshtonin një grua transgjinore që ta luante birin e Zotit si një bijë të Zotit.
Drama e Cliffordit u keqinterpretua pjesërisht për shkak të armiqësisë që kishte hasur qëkur nisi të jetonte si grua. “Sa herë dilja jashtë, njerëzit qeshnin, ma bënin me gisht dhe më shanin. Nëse i lexoni ungjijtë, e shihni se Jezusi u drejtohet vazhdimisht njerëzve që janë të shtypur dhe që vuajnë nga paragjykimi. Arsyeja pse këta demonstrues u zemëruan kaq shumë është se besonin se unë doja ta sulmoja dhe të shpifja për fenë e krishterë, por kjo është e kundërta e asaj që bëja unë”.
Në fakt, Jezusi i saj personal ka krijuar pak ndjekës. “Kam hasur te njerëzit që thonë: ‘Sikur të kishin qenë kështu shërbimet kishtare, kur isha fëmijë’. Dikush tjetër tha: ‘Nuk më ke thënë se do të më bësh të krishterë’. Mes të konvertuarve ishte vet Clifford. ‘Nuk kam qenë më parë tamam e krishterë. Besimi im ka ardhur nëpërmjet leximit të ungjijve, duke e bërë një shfaqje prej tyre dhe viti pas viti duke e interpretuar”. Si e ndërtoi ajo Jezusin si personazh? “Nuk mund të ta them saktë”, qesh ajo. “Fëmijët e mi ndonjëherë më thonë: ‘Ti po e jep zërin tënd të Jezusit’! Kështu që, duhet ta kem një zë të Jezusit, sido që të jetë ai. Gjithçka që bëj në skenë është t’i them fjalët sa më sinqerisht që mundem dhe me sa më shumë prani të jetë e mundur”.
Pavarësisht nëse Jezusi portretizohet si dogaxhi, këngëtar apo një grua transgjinore, ka një prezantim unifikues për Krishtin. Kjo është pikëpamja e aktorit James Burke-Dunsmore, i cili ka luajtur Jezusin në qindra raste, veçanërisht si ylli i shfaqjes dyorëshe të “Pasionit” që vihet në skenë çdo vit në sheshin “Trafalgar”. “Nuk ka të bëjë me pamjen”, thotë ai. “Kam parë Jezus të tjerë që kanë qenë të të gjitha llojeve dhe madhësive. Por, ka një cilësi që vjen nga shpërndarja e tekstit, pa u përcaktuar vazhdimisht te një pikë. Jezusët më të suksesshëm priren të japin një mësim ose një gjykim, që ai t’u kthehet pastaj për ose kundër. Njerëzit duan ta marrin tekstin të papenguar nga egoja apo egoizmi i një aktori.”
Për Greg Barnettin, i cili luajti rolin kryesor në dokumentarin dramatik të vitit 2019, “Jezusi: Jeta e tij”, në rolin e mesias duhej të mendonte për të thjesht si njeri. “Nëse do të shikoja përmasën e tij të të qenit Jezus, kjo do të më kishte frikësuar”, thotë ai. “Kam parë një kritikë që më përshkroi si ‘fizikisht të pavërejtshëm’ dhe thash: ‘Kjo më dhemb’. Por, ishte disi ajo që unë e synoja. Doja ta gjeja atë normalitet tek ai: thjesht të qenit një djalë i zakonshëm, me dhimbjen njerëzore nëpër të cilën kaloi”.
Me përjashtim të “Jezusit të zi”, humori në këtë kontekst shpesh bie në sy për shkak të mungesës së tij, megjithëse Paul Nicholas arriti të argëtohej herë pas here si Krisht për 10 muaj te “Jesu Krishti superyll”. “Të luash tetë herë në javë, kjo nis të të bëhet rutinë”, pranon ai. “Dhe, ndonjëherë mund të jem paksa i keq. Një natë po prisja në errësirë për të vazhduar fillimin e aktit të dytë, kur një burrë në audiencë teshtiu. I pëshpërita: ‘Të bekoftë, biri im’! Megjithatë, disi në heshtje, kështu që vetëm rreshti i parë mund të dëgjonte”! Megjithëse produksioni origjinal i vitit 1972 nuk u filmua, një pamje e shkurtër mund të shihet në specialen e Krishtlindjeve të atij viti, te sitkomit i BBC-së, “Derisa vdekja të na ndajë”, kur Alf Garnett merr familjen e tij për të parë shfaqjen, përpara se ta shoqërojë Nicholasin në bar, për të diskutuar për kryqëzimin. “A është e vështirë atje lart?”, pyet ai, për të cilin aktori përgjigjet: “Epo, jam i lumtur kur zbres poshtë”.
Edhe për një jobesimtar si Nicholas, skena e kryqëzimit e ka kaptuar emocionalisht. “Shkoja poshtë skenës dhe më lidhnin në një kornizë shumë të hollë në mënyrë që kur ngrihesha të dukej sikur isha i varur në ajër. Publiku u prek nga kjo. Gjithçka që mund të dëgjonit ishte ndonjë person i rastësisht që qante. Disa net isha aq i pushtuar, saqë lotët më rridhnin. Ndihesha aq i pambrojtur atje lart, aq i ekspozuar. Ishte përvojë fetare, në njëfarë kuptimi, pa qenë unë fare fetar. Më preku thellë kjo”.
Barnett ndjeu të njëjtën gjë gjatë xhirimit të skenës së tij të kryqëzimit në Marok. “Ishte përvoja më intensive e më e çmendur të rrije varur në kryq duke i parë malet e Atlasit të cilat ishin të mbuluara me borë”, kujton ai. “Është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Kam qenë në kryq për tre ditë. Ditën e fundit dielli perëndonte pas maleve, teksa më ulnin, dhe nisa të qaj në mënyrë të pakontrolluar. Gjithçka ishte shumë e qetë; një qetësi e vërtetë në sheshxhirim. Më pas m’u deshën 45 minuta për t’u shfryrë. Nuk ishte assesi mënyrë negative – ishte çuditërisht katarzë”.
Për Nicholasin, në fund të fundit roli ishte veç një punë. “Ka të bëjë gjithmonë me aktrimin dhe me shtirjen”, thotë ai. “E lija Jezusin në derën e skenës, teksa largohesha çdo natë”. Por, për Barnettin pjesa u shkri në jetën e tij. “Patjetër që kisha më shumë kohë dhe dashuri për njerëzit tjerë. Jetoni dhe merrni frymë me karakterin tuaj, kështu që kur në pyetje është Jezusi, nuk mund të mos silleni kështu”. Sigurisht, kjo gjë duket mirë edhe në CV. “Absolutisht. Nënë sime i pëlqeu kur i thashë se do ta marrë rolin. Kur dilnim jashtë ajo thoshte: ‘Oh, a mund të të prezantoj me djalin tim, Jezusin’? Unë i thosha: ‘Në rregull është, nënë’”!
Siç thotë Johnson, janë të përjetshme mësimet që merr një aktor nga roli i vet. “Ka të bëjë me gjithçka që kemi mësuar që në kopshtin e fëmijëve”, thotë ai. “Të gjitha gjërat që i shpërfillëm gjatë rrugës: trajtojini të tjerët ashtu siç doni të trajtoheni, mbajini duart te vetja dhe silluni mirë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje