LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez ndau një video “pa filtër, pa asgjë”

Jennifer Lopez ndau një video “pa filtër, pa asgjë”

Jennifer Lopez është padyshim një perëndeshë. Por ajo gjithashtu ka dëshmuar herë pas here se nuk ka frikë të heqë grimin në favor të një pamje më të thjeshtë.

Nga heqja e zgjatimeve të flokëve e deri te prerja e flokëve bob në plazh dhe largimi 100 për qind nga grimi për të shpallur linjën e re të bukurisë.

Në postimin më të fundit të JLo-së ajo mund të shihet duke rregulluar vetullat nga Anastasia Soare.



Këngëtarja duket shumë e freskët me flokë të lyer dhe lëkurë tepër të shkëlqyeshme.

Në video, Jennifer thotë “Unë jam këtu me Anastasian duke bërë vetullat, ajo tha që duhet të bëj një foto të lëkurës sime”, për të cilën Anastasia i përgjigjet “po, sepse ke lëkurën më të mirë”. JLo qesh dhe thotë “Kjo është bukuria e produkteve ‘JLo Beauty'”, përpara se Anastasia të përgjigjet “lëkurë e mrekullueshme, pa filtër, pa asgjë”.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)


Videoja, e cila është shpërndarë në llogarinë JLoBeauty , mban titullin: “Nuk nevojitet filtër kur keni atë bukuri nga  ‘JLo Beauty’. Anastasia Soare i ka parë të gjitha, por lëkura e JLo ka atë faktor uau. Ne e quajm serumin tonë hero”. /Telegrafi/