LAJMI I FUNDIT:

MPB bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes gjatë festimit me mjete piroteknike dhe mjete tjera të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

MPB këshillon qytetarët që fishekzjarret dhe mjetet tjera piroteknike të përdoren vetëm nga të rriturit dhe këto mjete të u shiten vetëm personave të rritur. Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi i tyre lejohet prej datës 26 dhjetor deri me 2 janar.


Me qëllim të ruajtjes së qetësisë publike dhe mbrojtjes së kalimtarëve të rastit, përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa  dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, si dhe në mjetet e transportit të udhëtarëve.

Luten qytetarët që pas blerjes së mjeteve piroteknike, të sigurohen që këto mjete të mos dëmtohen dhe të vendosen në vende të sigurta larg fëmijëve, si dhe ti përdorin sipas udhëzimeve të përdorimit.

Ministria e Punëve të Brendshme i uron qytetarëve të Republikës së Kosovës festat e fundvitit, si dhe një vit të mbarë e më të mirë se ky që po lëmë pas.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori