LAJMI I FUNDIT:

Milani humb Kjaerin, danezi gjashtë muaj jashtë fushave

Milani humb Kjaerin, danezi gjashtë muaj jashtë fushave

Milani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Simon Kjaer iu nënshtrua një operimi në gjurin e majtë për të rregulluar ligamentin e kryqëzuar dhe do të jetë jashtë fushës për gjashtë muaj.

Mbrojtësi kuqezi pësoi dëmtim në fillim të ndeshjes me Genoan të mërkurën dhe u largua me barelë nga fusha.


Trajneri Stefano Pioli e ka konfirmuar se ai mund të detyrohet të kërkojë një mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit për të zëvendësuar danezin, i cili ka qenë një pjesë jetike e skuadrës.

Klubi ka konfirmuar se lojtari i është nënshtruar një operacioni sot dhe 32-vjeçari pritet të mungojë për gjashtë muaj.

“AC Milan njofton se sot, Simon Kjaer iu nënshtrua artroskopisë në gjurin e majtë për rindërtimin e ligamentit kruciat të përparmë dhe rifutjen e ligamentit kolateral medial”.

“Operacioni, i kryer në Klinikën La Madonnina, ishte krejtësisht i suksesshëm dhe u krye nga Dr. Roberto Pozzoni me ndihmën e ekipit Galeazzi CTS (Qendra për Traumatologji Sportive) në prani të menaxherit shëndetësor të klubit, Stefano Mazzoni”, thuhet në njoftim.

Deklarata zyrtare nga kuqezinjtë shpjegoi se qendërmbrojtësi po ecën mirë dhe është i motivuar të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori